• |
ide | kryesore

“Lapsuset” e dorëheqjes së Xhafës/ Çfarë fshehën “48 orët” para largimit?

Kryesore, Lajme



Për shkak se Fatmir Xhafa nuk dha asnjë shpjegim në “dorëheqjen” e tij, kjo i ka lënë vend një përroi hamendësimesh se pse u largua dhe se kush e nxiti këtë vendim të papritur.

Një version po vërtitet rreth pikëpyetjes nëse ai qe një akt në gjaknxehtësi e sipër, apo një mendim i pjekur dhe i menduar me kujdes. Atij i ka dhënë hov edhe “lapsusi” që vetë Xhafa bëri në njoftimin për dorëheqjen, që e publikoi në Facebook. Fillimisht ai nxori një version të deklaratës të shtunën më mëngjes, ku shprehej se i kishte dorëzuar kryeministrit dorëheqjen “pardje”. Pastaj kjo fjalë “pardje” u zhduk menjëherë nga një version i dytë i deklaratës.

Por e bukura është se mjaftoi ky “lapsus”, që shumë media pranë qeverisë të ngrinin versionin se ministri i Brendshëm kishte paraqitur dorëheqjen që të enjten, por Edi Rama dhe Gramoz Ruçi kishtin luftuar për 48 orë për ta bindur atë që të mos largohej.

Por a është i besueshëm ky version që vërteton tezën se ministri është larguar me vullnetin e tij të plotë dhe jo si ç’thonë opozitarët se ai u largua pasi Rama nuk i kishte lënë të gjithë hapsirat për të luftuar krimin në nivele të larta politike?   

Fakti që Fatmir Xhafa e ka shkruar me dorën e tij fjalën kyçe “pardje”, tregon se ai fillimisht e ka pranuar versionin e betejës 48 orëshe për të qëndruar ose jo. Por nga ana tjetër, fakti që ai e fshiu po me dorën e tij këtë “detaj”, flet gjithashtu shumë.

Lexo më tej:

Deklaratë e Xhafajt/ Nuk tregon asnjë arsye pse dha dorëheqjen

New York Times: Rama nuk ka dhënë shpjegim për largimin e Fatmir Xhafajt

Fshirja e kësaj reference kohore tregon së pari se ai nuk donte të njëhsohej me versionin që do të përhapte Rama se ai si kryeministër kishte dashur ta pengonte dorëheqjen. Por ekziston edhe një version i dytë.

Një këshilltar dhe njeri i afërt i ish ministrit, i tregoi në konfidencë lapsi.al se e kishte takuar Xhafën të premten në mbrëmje dhe ai ishte i qetë dhe nuk kishte treguar asnjë shenjë se do të largohej të shtunën në mëngjes. Pak a shumë të njëjtën gjë ka pohuar mediatikisht edhe gazetarja Rudina Xhunga, e cila e priste këtë të martë në emisionin e saj “Dritare” si ministër.

Pra po t’i besojmë këtyre pohimeve, Fatmir Xhafa nuk ka marrë një vendim që po e piqte në kokë prej 48 orësh apo më shumë, por një veprim të nxitur nga ndonjë shkak i minutave të fundit.

Por nëse besojmë këtë hipotezë të dytë lind pyetja tjetër: atëherë pse Rama kërkoi ta shesë ndryshe, si një vendim të marrë me kohë nga Xhafa, të cilin ai nuk ishte në gjendje ta pengonte?

Kjo mund të jetë bërë së pari për të mos marrë mbi vete “heqjen qafe” të një ministri të veshur me aureolën se e donin ndërkombëtarët. Dhe e dyta, për të lënë në publik mesazhin se ai ishte ndarë pa asnjë mosmarëveshje me ministrin e Brendshëm.

A është e vërtetë kjo?

E vështirë të besohet nëse lexon mesazhet e kriptuara që vetë Xhafa ka lëshuar këto ditë.

Fillimisht, në një nga deklaratat pas dorëheqjes, ai deklaroi se në krye të një ekipi me integritet dhe profesionalizëm “kemi mundur të arrijmë suksese shumë të rëndësishme në forcimin e rendit dhe sigurisë në vend, disa prej tyre të konsideruara të pamundura për vite të tëra”. Pra Xhafa, megjithëse nuk e specifikon se cilat janë këto suksese, theskon se ato konsideroheshin të pamunduara edhe në kohën që drejtonte ministri i Brendshëm më jetgjatë i demokracisë, Tahiri, me mbështetjen e plotë të Ramës. Pra kjo dyshe që ka drejtuar rendin 3-fishin e periudhës që e udhëhoqi Xhafa, sipas tij, ashtu si paraardhësit, ka dështuar në luftën ndaj krimit.

Përpos këtij shigjetimi, Fatmir Xhafaj bëri edhe deklaratën se ai ndihej “njeri i lirë”, ndërkohë që një ditë më parë në Lushnje, Edi Rama kishte thënë se askush nuk mund të kishte liri të plotë brenda shtëpisë së përbashkët dhe nëse donte ta kishte atë, mund të largohej.

Këto janë grimca fare të vogla, por që tregojnë se midis kryeministrit dhe vartësit të tij jo gjithçka shkonte vaj.  

Por më i rëndësishmi në këtë histori është fakti se Xhafa iku pa dhënë një arsye, duke i lënë të drejtën vetes të shpjegohet më vonë edhe publikisht, edhe përpara atyre që konsideroheshin si engjëjt e tij mbrojtës, ndërkombëtarët. Dhe nëse vendos ta bëjë këtë, alibia se Rama luftoi 48 orë për ta mbajtur, nuk ka asnjë vlerë.  

©Lapsi.al

Largohet befasisht Fatmir Xhafa. Rama e zëvendëson me këshilltarin e tij Sandër Lleshi

Mesazhi i koduar/ Si e paralajmëroi Saimir Tahiri largimin e Xhafës

Si e përcolli Rama me një “cicërimë” Fatmir Xhafajn jashtë qeverisë



6 Comments

  1. Iku s’iku, keto jane muhabete kot! Ajo çfare dijme eshte se Xhafa nuk ndaloi asnje grup kriminal, perveç se kur e detyruan nderkombetaret. Madje arrestimet u bene ne ate menyre sa per t’i hedh hi syve publikut, se me shume gjasa te gjithe te arrestuarit me provat e deputetes se 74-te socialiste ARTA MARKU, do lirohen shume shpejt. Ne kohen e Xhafes u dhunua komisariati i policise ne Elbasan dhe askush s’u ndeshkua. Dhe vetem ne kohen e Xhafes dilte ministri si karallo ne TV duke paralajmeruar arrestime, me mesazhin mbrenda « ikni fshihuni ca dite se do vijme t’ju kapim ». Mos flasim pastaj per skandalin e vellait te Xhafes qe shoku Fatmir e mbylle me metodat e kohes kur ishte hetues partie gjate periudhes se komunizmit! Sa per nderkombetaret, Xhafen e mbeshteti nje cop kinez si Lu-ja, qe na paralajmeronte çdo sezon gjueti peshku dhe peshq nuk kishte!!! Prandaj mos i bihem shume nga Kina per te kuptuar doreheqjen pa sqarim te Xhafes, por mjafton te gjurmosh lekun dhe kupton gjithçka!!! Eshte turp qe ne 2018-en jep doreheqjen nje minister i mbrendshem dhe del si i dhjere para kamerave duke mos pasur kurajo te sqaroj arsyet e largimit, por duke u mjaftuar me ca fjale te koduara shantazhi si ne kohen e Nexhmijes. PS: Ky eshte standarti i shkerdhym i Rilindjes!!!

  2. Shumë po meren mediat shqiptare me “zbulimin” se a e bën veza puën apo pula vezën.
    A e eleminoi Rama Xhafën apo dha ai vetë dorheqje për inat të Ramës.
    Publikisht si që të dy kanë dalë në mbështetje të njeri tjetrit.
    A nuk ishte Rama ai që jo vetëm mbështeste, kryetarin e komisionit të reformës në drejtësi, Fatmir Xhafën, reformë kjo e konceptuar nga të dy që duke kapur tërësisht drejtësinë, të “burgosej” opozita ?
    A nuk çirrej Edi Rama në çdo paraqitje publike e në rrjetet sociale duke sharrë opozitën si “babale” meqë Albert Veliu i gjorë denoncoi vëllanë e Fatmirit si një trafikant droge që e vazhdonte veprimtarinë e tij kriminale ?
    Përse harojnë shqiptarët se kur u kap sasia e madhe e kokainës në Durrës, në mëngjez Xhafa deklaroi bashkëpunimin me policitë e huaja, e në darkë pa pikë turpi, e mohoi duke përsëritur gënjeshtrat e Ramës se ishte vetë policia shqiptare që e kishte zbuluar ?
    Kam përshtypjen se kjo ngjarje nuk ka të bëjë fare me faktin se kush është “parimor” e i ndershëm nga të dy ashtu siç abuzohet kryesisht në mediat e majta.
    Kemi të bëjmë më duket thjeshtë me përplasjen e pashmangëshme midis një “labi” kryeneç” që nuk duron arrogancën e harbutërinë e Ramës, i inkurajuar edhe nga mbështetja që i dha personalisht sorosiani Lu.
    Është e pashmangëshme që përgjithësisht juristët shqiptare, prokurorë e gjykatës, të ofenduar vazhdimisht nga Rama se janë të gjithë të korruptuar, ashtu si edhe gazetarë të majtë të ofenduar prej tij si “plehra kazani”, edhe nëse tani nga frika ndaj këtij njeriu të paparashikushëm, mund të rezervohen për t’ju kundërvënë hapur, nga dita në ditë po ju shtohet mllefi ndaj tij e janë këta ndoshta edhe më shumë se opozita partiake, që do ta largojnë nga pushteti e më keq akoma ta dënojnë penalisht.

    1. un ti po i pastron dhjerjeve te stalinit 75 vite brek,prapanic,orale pas orgjive ne qenefin negjmije qe nga enveri,ramizi,mehmeti,ruqi,dokle,gjinushi,xhafa ,balla,mos te flas per frrok,ndok e etj,etj,etj……………. dhe ende krenohesh dhe sulmon te tjer .ik ne qenef se sander lleshi sapo t ka ber nji porcion mut taze.

  3. Ka edhe nje mundesi tjeter. Deklarata “e gabuar” me referencen e kohes, eshte vene me qellim ne faqen e ministrise qe te ngaterroje gazetaret dhe te manipuloje publikun. Mendojeni nje here se mund te keni rene te gjithe pre e kesaj loje.

  4. Xhafa na vertetoi se krimi eshte me i forte se shteti ne Shqiperi!
    Shteti qe perfaqesohej nga Xhafa, u dorezua, ndersa krimi Jo!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *