• |
ide | kryesore

Lubonja: Fatmir Xhafaj të na thotë shkakun e largimit, e ka detyrë morale

Lajme, Të fundit



Analisti Fatos Lubonja kërkoi nga Fatmir Xhafaj të japë një arsye, një argument, apo një shpjegim për dorëheqjen e tij nga detyra e Ministrit të Brendshëm. Lubonja tha se dorëheqja ishte e dëmshme politikisht për maxhorancën, pasi ndodhi në kulmin e sukseseve të operacionit “Forca e Ligjit”.

“Heshtja e Xhafës flet shumë. Dorëheqja ishte e dëmshme politikisht për maxhorancën, për Edi Ramën, për të gjithë. Në kulmin e sukseseve ministri jep dorëheqjen?! Këtu ka diçka që nuk shkon. Megjithëse kjo dorëheqje e dëmton shumë Edi Ramën, në kuptimin se ai hapi një fushatë për këto përgjimet janë shpifje dhe në këtë moment që ti ke hapur këtë fushatë të ikën Fatmir Xhafaj, ti ke problemin e madh se të demaskohej kjo fushatë. Pyetja që ngre unë është, çfarë është ky dëm edhe më i madh se dorëheqja që mbahet fshehur dhe nuk thuhet shkaku i dorëheqjes? Unë ngre hipoteza se ndoshta ky iku për të mos shpërthyer skandali. Por ama është e rëndë po të ishte kështu. Ose e dyta që këtu janë ndeshur pikërisht për atë që përballë fakteve të pakundërshtueshme, për përfshirjen e Vangjush Dakos, lidhjes së politikës me krimin, gjithsesi ky ka një vijë të kuqe që këtu duhet vepruar dhe këtu ka hasur kundërshtimin me kryeministrin për të cilin dihet që Vangjush Dako është goxha i shtrenjtë si person. Në të dyja rastet ka detyrë morale e politike Fatmir Xhafaj të thotë shkakun. Edhe prokuroria ka detyrë ligjore për të hetuar përse fshihet arsyeja e dorëheqjes. Unë i bëj thirrje Fatmir Xhafajt të na thotë shkakun dhe prokuroria duhet të kërkojë shkakun tek hetimi për Vangjush Dakon”, tha Lubonja.



5 Comments

  1. ore DALLKAUK doreheqja e Xhafirit demton me shume Edverin apo LLUBONJEN …?! ti gjoja po e sulmon por do me i dhone i dore qe te sulmoje dike …. komunist ne koc ishe kur Enveri te futi ne burg e komunist ne koc ke mbet edhe tani ….

    1. Ky eshte nga ata ministra qe deri tani i ka folur puna dhe veprat. Per aq kohe sa ishte minister ishte nga me te miret

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *