• |
ide | kryesore

Mediat greke: Kostandin Kaçifa trafikant droge dhe pjesë e bandave

Lajme, Të fundit



Detaje të reja kanë dalë në dritë nga mediat greke. Lidhur me të shkuarën e Konstandinos Kaçifas (Katsifa) i cili mbeti i vrarë pas përplasjes së armatosur që pati me forcat e policisë shqiptare.

Sipas “Newsit.gr”, nga burime të policisë greke rezulton se viktima është arrestuar në vitin 2009 për trafik lëndësh narkotike si dhe me akuzën si pjesëtarë i një organizate kriminale që vepronte në kryesisht në zonat periferike të Athinës.

Ndërkohë thuhet se polica greke nuk ka informacione nëse Katçifas është përfshirë në trafik lëndësh narkotike apo nëse ka qenë pjesë e ndonjë bande kriminale, ndërsa theksohet se ai mbeti i varë pas përplasjes që pati me forcat speciale të policisë shqiptare.

Nga ana tjetër kjo media shkruan se fillimisht ai ka qëlluar në ajër dhe më pas, kur është rrethuar nga policia, ka gjuajtur të paktën tre plumba në drejtim të policëve dhe më pas është arratisur.

Pasi është lokalizuar nga policia shqiptare, ku është përdorur edhe ndihma e helikopterit për të gjetur vendndodhjen e tij dhe për ta neutralizuar, ka pasur serish shkëmbim armësh zjarri me policinë, nga të cilat ai ka mbetur i vrarë.

Të dhënat e reja mbi minoritarin grek Konstandinos Kaçifas, dëshmojnë se ai është arrestuar në vitin 2009 nga Policia greke është arrestuar për trafik të lëndëve narkotike, si edhe është hetuar pjesëtar i një bande kriminale.

Sipas mediave greke, pas vrasjes së tij nga policia shqiptare, pranë trupit të viktimës janë gjetur 17 gëzhoja.



2 Comments

  1. shteti grek me banda,kriminelesh kerkon te terrorizojne shqiptaret ,ku pas ketyre fshihen ter klasa politike greke me deklarata dhe presione kunder shqiptareve ,kurse tani duan sikur te distanohen se paska qen kriminel, po kriminele eshte e tere klasa politike greke e perfshire ne korrupsion dhe padrejtesi kunder shqiptareve deri sa e pohuan vet pushteytaret grek,kesaj nuk mund ti cmangen tashme shteti grek,politika dhe veprimet greke po monioturohet do minut kunder shqiptareve, kjo nuk mund te kalohet lehte , nese nuk kemi te drejt te shprehim lirisht mendimet tona rreth zhvillimeve qe kostot bien direkt mbi ne mbylleni internetin dhe thuani ska liri fjale

  2. shteti grek me banda,kriminelesh kerkon te terrorizojne shqiptaret ,ku pas ketyre fshihen ter klasa politike greke me deklarata dhe presione kunder shqiptareve ,kurse tani duan sikur te distanohen se paska qen kriminel, po kriminele eshte e tere klasa politike greke e perfshire ne korrupsion dhe padrejtesi kunder shqiptareve deri sa e pohuan vet pushteytaret grek,kesaj nuk mund ti cmangen tashme shteti grek,politika dhe veprimet greke po monioturohet do minut kunder shqiptareve, kjo nuk mund te kalohet lehte , nese nuk kemi te drejt te shprehim lirisht mendimet tona rreth zhvillimeve qe kostot bien direkt mbi ne mbylleni internetin dhe thuani ska liri fjale

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *