• |
ide | kryesore

Nuk ka firmosur akoma me Real, por Conte merr paralajmërimin e Ramos

Sport



Nuk ka shkelur ende në Madrid, për të firmosur kontratën tre vjecare që do ta lidhë me Real e aventura e Antonio Conte nis në ngjitje. Paralajmërimi për teknikun italian vjen nga figura kryesore e merengues në dhomat e zhveshjes, Sergio Ramos: “Respekti – shkruan mbrojtësi – fitohet, nuk imponohet”. Një mënyrë për të treguar se kush komandon, jo shumë elegante, por me mesazh të qartë, si përgjigje e asaj cfarë kanë shkruar gazetat spanjolle që kanë folur për nevojën e vendosjes së rregullit tek Real.

Megjithatë, paralajmërim ose jo, firma e Contes në kontratë mund të vijë në orët në vazhdim. Tekniku, që u clirua nga Chelsea vetëm pak ditë më parë, pritet të mbërrijë në kryeqytetin spanjoll. Kontaktet mes Florentino Perez e stafit të Conte kanë qenë konstantë menjëherë pas disfatës në Clasico, ndërsa duhet vetëm të përcaktohen disa detaje, përpara se të kalohet tek gjërat formale.

Debutimi në pankinë me shumë mundësi do të bëhet në 3 nëntor kundër Valladolid të Ronaldos. Për cështje burokratike është e sigurtë se të mërkurën në Melilla për Kupën e Mbretit, në pankinë do të jetë Santiago Solari, me Conte në tribunë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *