• |
ide | kryesore

Presidenti i Leicester konfirmohet mes viktimave: Letra prekëse e Schmeichel për Vichai Srivaddhanaprabha

Sport



“Presidenti im i dashur”. Fillon kështu letra e lamtumirës së portierit të Leicester Kasper Schmeichel për Vichai Srivaddhanaprabha, pas konfirmimit të vdekjes së tij në përplasjen e helikopterit jashtë ‘King Power Stadium’. “Nuk arrij të besoj atë që pashë natën e kaluar, jam i shkatërruar dhe i dëshpëruar – vazhdoi danezi – Eshtë e vështirë të shpjegosh sa shumë ju keni vlerë për këtë klub e këtë qytet. Nuk kam takuar kurrë një person si ju. I transformuat ëndërrat e mia në realitet”.

“Të gjithë i dinë incestimet në klub që keni bërë ju dhe familja juaj – shkruan në letër Schmeichel, të cilën e ka publikuar në faqen e tij në rrjetet socaile – Por ka më shumë. U kujdeset jo vetëm për klubin, por për të gjithë komunitetin: ndihma juaj për spitalet e Leicester e veprat e bamirësisë nuk do të harrohen kurrë. Nuk kam njohur kurrë një njeri të tillë. Një punëtor i madh, i apasionuar, xhentil e bujar në maksimum. Kishit kohë për të gjithë, nuk ka rëndësi kush ishte. Gjithnjë iu kam admiruar si drejtues, baba e njeri. Ndryshuat futbollin. Përgjithnjë! I dhatë të gjithëve shpresën se e pamundura ishte e mundshme. Jo vetëm tifozëve tanë, por tifozëve në të gjithë botën në cdo sport. Jo shumë persona e kanë bërë. Kur më morët në 2011, më thatë se brenda gjashtë vitesh do të ishim në Champions e se do të bënim gjëra të mëdha. Më inspiruat e ju besova. Pa ju e familjen tuaj e gjitha ajo që bëmë nuk do të ishte kurrë e mundur. Më bërë të jetoj gjëra që ndodhin vetëm në fantazi. I transformuat ëndërrat e mia në realitet”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *