• |
ide | kryesore

Robert Berisha thumbon Zajminën,i bashkohet Noizy dhe Labi (VIDEO)

Paparazzi, Slider



Javën e kaluar gjatë emisionit “Shiko kush Luan” në Top Channel, në një rubrikë ku të ftuarit pyesin njëri-tjetrin, Robert Berisha u pyet nga Zajmina se cila ishte pagesa më e lartë që ai kishte marrë në një koncert.

Ndërkohë që ai i përgjigjet “3000 euro”, këngëtarja i thotë që kjo shifër ishtë shumë e ulët dhe se ajo në kohën ë saj paguhej më shumë. Por Roberti, e kishte gati replikën në këtë rast duke u shprehur se ai këndonte nga e hëna në të shtunë, dhe jo një herë në jetë.

Java kaloi shpejt, por mesa duket inati i Robertit akoma jo. Këngëtari nuk i ka lënë me aq thumbimet, dhe këtë herë duket se ka kërkuar dhe bashkëpunime. Gjatë nje videoje të publikuar nga Labinot Gashi në profilin e tij në Instagram, Robertin e shohim edhe në shoqërinë e Noizy-t. Labi pyet Robertin “A don mu, a don Noizy-n?” “Unë dua Zajminën”- ia kthen Roberti duke qeshur.

 

View this post on Instagram

 

Un du @zaimina_vasjari ?

A post shared by NOIZY OTR (@zinizib) on



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *