• |
ide | kryesore

Rrebeshe, pemë të thyera, shkolla të mbyllura/ Ky është moti që po vjen (nesër) nga Italia

Të fundit



Për arsye të një moti të tmerrshëm që ka përfshirë vendin fqinjë sfida e mbrëmjes së sotme në Romë mes Lacios dhe Interit rrezikon të shtyhet. Raportohet se
në kryeqytet do të ketë stuhi të forta gjatë ditës, teksa autoritetet kanë lëshuar alarmin për përkeqësim të situatës. Mësohet se shkollat në Romë janë mbyllur. Dje rrugët kanë qenë të
mbushura me ujë dhe ka pasur edhe pemë të rrëzuara në zonën afër stadiumit.
Gjithsesi pritet që në orët e ardhshme të vendoset nëse do të zhvillohet apo jo sfida mes Lacios dhe Interit e planifikuar të fillojë në
orën 20:30. Për momentin nuk ka një vendim zyrtar, por shenjat e motit nuk janë shumë optimiste.

44946652_10213345013005410_4059210214635732992_n

Gjatë ditës së martë, ku mot i keq pritet te vijë tek ne dhe priten reshje shiu në gjithë vendin. Parashikohen rrebeshe afatshkurtër, 30 minutëshe në zonat në Veriore dhe në Ultësirën Perendimore.  Për pasojë mund të ketë përmbytje të izoluara në zona si Shkodra, Lezha, Fushë-Kruja apo dhe Kavaja e Lushnja. Por metereologët theksojnë se koha do të hapet sërish ditën e mërkurë, ndaj nuk parashikohet rrezik i madh nga përmbytjet.

©Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *