• |
ide | kryesore

Tahiri del nga Prokuroria e Krimeve të Rënda: Prisni 2-3 ditë e do dëgjoni…

Lajme, Të fundit



Pasi doli nga ambientet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri deklaroi se kishte paraqitur ‘diçka’ me rëndësi deçizive për procesin.

“Paraqita diçka që ka rëndësi për procesin, por do kërkoj mirëkuptimin tuaj. Do flas pas 2-3 ditësh për të thënë çfarë është. Provë që e quaj deçizive. Prisni dy tre ditë e do dëgjoni. Kam një vit që dëgjoj pafundësisht  dhe kam heshtur. Prisni ju tani” – i tha Tahiri gazetarëve.

Ish-ministri i Brendshëm u shoqërua nga avokati i tij Maks Haxhia në Prokurori.

Ende nuk dihet se për çfarë çështje do të jenë provat që ish-ministri do paraqesë në Prokurori.

Të premten Saimir Tahiri paralajmëroi një konferencë për shtyp, por më pas e anulloi.

Kujtojme se Krimet e Rënda kanë shtyrë hetimet për Tahirin deri në muajin janar, ndërsa më pas do të vendoset edhe ‘fati’ i tij, lidhur me akuzat për përfshirje në tafikun e drogës me bandën ‘Habilaj’.



5 Comments

  1. E pritën shqiptarët katër vjet Sajmirin që të luftonte trafikun e drogës siç gënjente se po e bënte, e ai ju a drodhi duke bashkëpunuar vete me trafikantët.

  2. Ti meriton te rrihesh ne dru cdo dite me hithra me te dal shpirti nga pak , se je nje vemje e ndyre qe smeriton asnje gje tjeter vecse dhimbje dhe vuajtje pa fund. Demi qe bere duke u vene ne sherbim te Rames me kanabizimin e vendit nuk e shlyen dot ne jete te jeteve. Mijra jete qe ke shkaterruar dhe mijra qe do shkaterrohen prej trafikut , krimit dhe droges qe ti e shumefishove jane hesapet qe ke per te lare.

    Legen burre.

    Je akoma ne pushtet ,per sa kohe ke Ramen qe te mbron per veten e tij dhe Arta Artisten sherbetoren e Rames ne prokurori, dhe mund te besh sjellje prej fodulli.

    Me aq te zeza sa ke ne kurriz , ke per ta gjet heret a vone.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *