• |
ide | kryesore

Video/ Super Icardi e Brozovic: Inter i dyti, ska hakmarrje për Lazio

Sport, Video



Inter fiton përsëri në kampionat dhe i mohon Lazio hakmarrjen për lënien jashtë Champions League sezonin e kaluar. Në Olimpico zikaltrit janë padronë të fushës, duke u imponuar 3-0 në ndeshjen e fundit të javës së 10 të Serie A. Një fitore që e ngjit skuadrën e Spalletit bë vendin e dytë, në shoqërinë e Napolit, -6 nga Juventus kryesues.

Praktikisht nuk kishte ndeshje në Olimpico, vendosur nga një super Icardi, autor i dy golave e Brozovic. Kapiteni argjentinas hap serinë e golave në të 28′, i asistuar nga Vecino, pastaj koati siguron rezultatin katër minuta nga fundi i pjesës së parë, ndërsa llogaritë i mbyll përsëri Icardi në të 70′, duke detyruar Strakoshën të nxjerrë topin nga rrjeta për herë të tretë.

Fitorja e gjashtë radhazi për Inter, gjë që nuk ndodhte që nga janari 2017. Akoma edhe optimiste është fitorja e katërt radhazi në transfertë, në Serie A, që në shtëpinë zikaltër mungonte që nga nëntori 2012. Mauro Icardi ka shënuar 6 gola në 4 ndeshjet e fundit në kampionat, pasi nuk kishte shënuar asnjë në katër takimet e mëparshme. Në përfaqësim snajperi për kapitenin, që ka shënuar 6 golat me 7 goditje në kuadrat. Pa përmendur që Icardi është i pakapshëm në golat jashtë fushës për 2018 (12), vetëm Alassane Pléa (14 gola) ka bërë më mirë se argjentinasi në 5 kampionatet më të rëndësishëm europian.

Statistikë për tu mbajtur mend edhe për Marcelo Brozovic: kroati ka shënuar dy gola radhazi në transfertë për herë të parë në karrierën e tij në Serie A. Ai i Brozovic ishte goli i pestë nga topa inaktive për Inter në këtë kampiona. Vetëm Juventus e Roma kanë bërë më mirë (6), ndërkohë që është e kundërta për Lazio. Goli i pësuar nga mesfushori është i 5 nga goditje standarte, vetëm Atalanta ka bërë më keq me shtatë gola të pësuar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *