• |
ide | kryesore

Special…Three: pas gjestit në Stamford Bridge, Chelsea tallet rregullisht me Mourinho në Twitter

Sport



Tifozëve të Chelsea, që e fërshëllenin dhe e tallnin pas barazimit të minutave të fundit në Stamford Bridge, Mourinho iu përgjigj me gjestin e tij klasik. Special One tregoi me gishta numrin 3, atë të Premier League të fituar nën drejtimin e Blues. Një leitmotiv përsëritur edhe kundër Juventus (aty nënkuptonte tripletën) e në konferencën e shtypit (“3-0? Tre si Premier që kam fituar), por që në përfundim të ndeshjes me ish-skuadrën e tij u bë simbol. Publiku londinez nuk e mori mirë gjestin e portugezit. Ndoshta edhe për këtë, që nga ai moment, faqja zyrtare e Chelsea në Twitter nuk bën gjë tjetër vecse tallet me portugezin.

Blutë e kthejnë reston në të njëjtën mënyrë. Me numrin 3 të përsëritur në të gjithë mënyrat e mundshme. Mirror sqaron se në ditët e fundit janë shpeshtuar postimet me atë që në ishull njihet si “Mourinho gesture”. Ironia është e gjitha për portugezin….e tipit: edhe sa orë duhen për të filluar ndeshja me Burnley. Tre. E fytyra e Jorginho në animim…i thotë të gjitha.

Përfundon ndeshja, që Chelsea e fitoi lehtësisht 0-4 me gol edhe të Ross Barkley, që u bë futbollisti i parë i Bluve, që nga kohët e Lampard, që shënoi në tre ndeshje radhazi. Festimi…natyrisht me gjestin që të kujton dicka…

Në ndeshjen e Europa League, pikërisht atë që pasoi sfidën kundër Mourinho, kundër Bate, Loftus-Cheek shënoi tre gola. Në këtë pikë as nuk duhet pyetur se cfarë gjesti bëri anglezi për të festuar…

Për ta mbyllur historinë e bën një i padyshueshëm: Mateo Kovacic përshëndet fitoren e tretë radhazi në Europa League. Pa foto kompromentuese, por me një pyetje dinake: “Janë 3 në 3 apo gabohem?”. Kroati nuk gabohet, ashtu si nuk gabohen as tifozët që tani janë të bindur: Chelsea…po tallet me Mourinho.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *