• |
ide | kryesore

Ambasadori i BE: Lufta ndaj krimit, kusht për hapjen e negociatave. Presim që javën tjetër të votoni reformën zgjedhore

Lajme, Të fundit



Javën e ardhshme delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë pret që parlamenti të finalizoje punën për reformën zgjedhore. Këtë deklaratë e bëri ambasadori, Luigi, Soreca i cili kërkoi gjithashtu nga qeveria të vijojë luftën ndaj krimit si kusht për negociatat qershorin e ardhshëm. Në konferencën për transparencën mbi përfituesit e fshehur, drejtori për sundimin e ligjit në këshillin e Europës, Kristos Jakumopulos, kërkoi luftë ndaj këtij fenomeni, i cili është në rritje në gjithë Europën.

“Ne jemi shumë të kënaqur nga puna e bërë nga komisiomni i reformës zgjedhore, me asistencë nga ekspertët ndërkombëtarë me një dialog ndërpartiak shumë pozitiv. Kjo duhet të finalizohet në parlament, me punën e përbashkët të të dy krahëve. Në jemi shpresëplotë se gjatë javës tjetër, komisioni i reformës zgjedhore do të rinisë punën dhe të votojë këtë reformë”, tha Soreca.



2 Comments

  1. Ekspertët ndërkombëtarë qe thua zotrote nuk i duhen as Shqiperise e as Reformes Zgjedhore. Ata jane te mire trajnuar per te bere vetem zullume dhe rremuja. Reformat din ti bejne vetë shqiptaret.

    1. sa bukur ,evropa na ka tralltuar qe diten qe na coptoj ,tani me rreforma kerkon te na mbys,jo zoterinj tani dhe shqiptaret kuptuan ,te berurit politik korrupsion mashrim krim interes si ju nuk kemi nevoje me per ligje dhe konsultime ata qe te duan ndihmojn ku duhet hapni vende pune

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *