• |
ide | kryesore

Braktisi foshnjen në koshin e plehrave, shoqërohet në polici nëna

Lajme, Të fundit



Policia e Lushnjes ka shoqëruar nënën e foshnjes së pajetë që u gjet sot në kazanin e plehrave në Lushnje.

Ajo është A. Nexha dhe sipas policisë e ka lindur para 2 ditesh në shtëpi foshnjen e gjinisë vajzë.

News 24 raporton se Nexha ishte në kushte të mjerueshme ekonomike dhe kishte dhe 3 fëmijë të tjerë.

“Sot në datën 30.10.2018, rreth orës 08.30, në lagjen “Kongresi” Lushnje, në afërsi të Bashkisë Lushnje, pranë një koshi plehrash është gjetur një foshnje dy ditëshe e pa jetë. U ngrit grupi hetimor dhe nga hetimet paraprake dyshohet se foshnja është braktisur nga nëna e saj, shtetasja A.N, 32 vjeçe, e cila është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lushnje.” – njofton policia.

Po punohet për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *