• |
ide | kryesore

Familiarët e Kaçifës: Kishte 2 plumba në trup të marrë nga afër

Lajme, Të fundit



Në një lidhje për emisionin “Dritare me Rudinën” gazetarja Ira Londo raportoi nga Greqia se avokati i familjes së 35-vjecarit Kostandinos Kacifa, Kostas Jovanopulos ka deklaruar për mediat helene se para se trupi i viktimës të niset për në Tiranë, atyre u është lejuar ta shikojnë për pak minuta.

“Për 5 minuta pamë trupin, fjalën e parë e kishte mjeku ligjor Th.Vujuklakis. Nuk e dimë se si na lejuan, ishte e papritur por na thirrën të dyve. Ka dy plagë të dukshme, shumë të dukshme, që do të thotë se plumbat kanë shpuar trupin dhe kanë dalë pas kurrizit.

Sipas bisedës me mjekun ligjor profesorin Vujuklakis Theodhoros, nuk është qëlluar nga afër, por nga distancë e largët. Trupi është qepur, është larë, term grek mjekësor, që do të thotë se nuk ka asnjë mbetje nga plumbat, nga incidenti.

As Vujuklakis nuk foli, nuk ka asgjë tjetër më tha të bëjmë ne këtu nga momenti që trupi është përgatitur. Nuk duket të ketë plagë në këmbë. Asnjë plagë tjetër e dukur me sy të parë, aq sa mundëm të shohim në mënyrë të shpejt dhe sipërfaqësore. Mos më bëni pyetje, është jashtë kopetencave dhe njohurive të mia. Ishte e papritur që na e lejuan edhe këtë” – ka thënë ai.

Ndërkohë edhe kunati i Kaçifas e ka cilësuar si të paligjshme transferimin e trupit në Tiranë për ekspertizën.

“Ndërsa ne po bëheshim gati të merrnim trupin në shtëpi, prokuroria me një urdhër nuk na lejon dhe e largon në Tiranë. Kemi kërkuar të jemi të pranishëm gjatë ekspertizës, por jo vetëm kjo nuk na u pranua, por as nuk kemi një procesverbal të kësaj ekspertize.

Ne jemi për dashurinë, paqen dhe harmoni mes dy popujve, por me ngjarjet e fundit kjo duket e pamundur“- ka thënë kunati i viktimës në një prononcim për mediat greke.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *