• |
ide | kryesore

FSHF “karton të kuq” parrullës “Një grek më pak” shpalosur në Partizani-Skënderbeu

Sport



Racizmi, apo pseudo-nacionalizmi nuk kanë të bëjnë me futbollin. Zero tolernace ndaj rasteve të tilla është kërkuar prej vitesh me insistim nga FIFA dhe UEFA, por këtë herë ka qenë detyra e FSHF-së të ndërhyjë në lidhje me incidentin e ndodhur në takimin e javës së 10 të Superiores mes Partizanit e Skënderbeut, luajtur të hënën në Selman Stërmasi.

Banderola e shfaqur në shkallët e stadiumit “Një grek më pak”, që i referohej vrasjes së ekstremistit grek Konstantin Kacifas, në një shkëmbim zjarri me forcat RENEA, që u hoq me kërkesë të delegatit të ndeshjes, ka sjellë reagimin e institucionit që drejton futbollin. Federata Shqiptare e Futbollit është distancuar nga ky episod të cilin e ka konsideruar “me sfond racist dhe me mesazhe të papranueshme për fushën e blertë dhe lojën e futbollit”.

Në komunikatën për shtyp të FSHF dënon gjuhën e përdorur dhe mendjen e trazuar për t’a përzjerë futbollin me racizëm, apo pseudo nacionalizëm, ndërsa ka paralajmëruar se do të merren masa: “Duke i nxjerrë kartonin e kuq këtij rasti të rrezikshëm për imazhin e futbollit, i sigurojmë të gjithë se do të merren të gjitha masat përkatëse që raste të tilla skenaresh dritëshkurtra jo vetëm të mos kalojnë pa u ndëshkuar por kurrësesi të mos përsëriten e të mos njollosin imazhin e lojës së futbollit”

REAGIMI I PLOTË I FSHF-së

Federata Shqiptare e Futbollit shpreh shqetësimin e thellë dhe distancohet në mënyrë të prerë nga incidenti i djeshëm ndodhur gjatë ndeshjes Partizani – Skënderbeu, duke iu referuar qartazi parrullës së shpalosur në fillim të ndeshjes në seksionin e tifozerisë së Partizanit, parrullë dukshëm me sfond racist dhe me mesazhe të papranueshme për fushën e blertë dhe lojën e futbollit. Edhe pse u desh ndërhyrja e delegatit të ndeshjes për heqjen e atij çarçafi të errët, sërish qëllimi dhe akti mbetet shumë i dënueshëm.

Ajo parrullë që nuk ka asnjë të përbashkët me thelbin e futbollit për të bashkuar njerëzit në paqe e harmoni, nuk mund të jetë kurrësesi një element tifozerie e aq më pak të qëndrojë mbi flamurin tonë kombëtar. FSHF, duke dënuar me forcë gjuhën e përdorur dhe mendjen e trazuar për t’a përzjerë futbollin me racizëm apo pseudo nacionalizëm, siguron opinionin publik dhe tifozët e vërtetë se stadiumet tona nuk do të shndërrohen asnjëherë në mediume konflikti dhe urrejtjeje por do të jenë në çdo rast e çast arenë ku mbizotëron fryma e solidaritetit, gjallërisë dhe dashurisë për futbollin. Ritheksojmë se distancohemi qartazi nga çdo provokim dhe shprehim bindjen se ky grupim i veçuar, çarçaf i shkurtër dhe i keq orientuar nuk do të arrijë të prishë imazhin e futbollit dhe tifozerisë së vërtetë.

Duke i nxjerrë kartonin e kuq këtij rasti të rrezikshëm për imazhin e futbollit, i sigurojmë të gjithë se do të merren të gjitha masat përkatëse që raste të tilla skenaresh dritëshkurtra jo vetëm të mos kalojnë pa u ndëshkuar por kurrësesi të mos përsëriten e të mos njollosin imazhin e lojës së futbollit. Duke theksuar se mbetet në përgjegjësinë e klubit parandalimi i këtyre incidenteve, në rastin aktual i klubit Partizani, bëjmë me dije se komisionet juridike pranë FSHF-së do të mblidhen në mënyrë urgjente dhe do të shqyrtojnë të gjithë incidentin për të vijuar me masat përkatëse.



1 Comment

  1. E KUSH E BENE KETE OLSI ME VJEN KEQ TE FOLI PER TE PERSONALISH SEPSE NUK KAM NJE NJOHJE ME TE POR VELLAI KRYEMINSTER ESHT 99% GREK PO TA SHOHISH ME KUJDES TE GJITHA LEVIZJET E RAMES TE NE GREQI GUHEN VIZITEN E PARE ME PRISHJEN E SISTEMIT LEVIZJET DHE ZIKZAKET QE BENE ME GREKET NE KOHEN E DUHUR BASHPUNIM ME GREK LENI CFAR THOTE NE TELEVIZOR CSHTE AJO PARRUL PER TE NXEHUR GJAKRAT DHE POPULLI E PAGUAN APO PER ZHURME POLITIKE QE TE HUMBAS VEMENDJA NGA VJEDHJET E PASURIVE KOMBETARE DHE SKANDALET KRIMINALE .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *