• |
ide | kryesore

Gianni De Biasi nostalgjik: “Shqipëria eksperienca më e rëndësishme e karrierës sime. FSHF nuk më la të drejtoja Italinë”

Sport



Gianni De Biasi është një nga personazhet më të respektuar në Shqipëri, për atë që tekniku italian, por edhe shqiptar, bëri me kombëtaren kuqezi, duke arritur historinë me prezantimin për herë të parë në finalet e kampionatit Europian Francë 2016.
Tekniku nuk e ka harruar aspak Shqipërinë, madje është nostalgjik për një eksperiencë që e cilëson më të rëndësishmen në karrierë. Në një intervistë për “Il Milanista”, De Biasi ka folur për kuqezinjtë, aventurën tek Alaves dhe tregoi prapaskenat e mos marrjes së drejtimit të Italisë.

“Kur kombëtarja zgjodhi Ventura, unë isha në lojë deri në fund për të marrë pankinën e Italisë, – shpjegoi tekniku – pastaj gjërat shkuan në mënyrë tjetër: pak sepse federata shqiptare nuk donte të më linte të lirë, pak sepse Ventura preferohej. Unë arrita tek finishi, pa mundur ta kaloj”.

Keqardhja për mungesën e caktimit në krye të Italisë mbetet, por DE Biasi nuk harron atë që bëri me Shqipërinë, m një ecuri që e coi teknikun të futet në histori. “Sigurisht ishte një nga eksperiencat më të rëndësishme, nëse jo më e rëndësishmja, e jetës sime profesionale e natyrisht që bëmë dicka që në fillim askush nuk mundej ta imagjinonte: ta coje atë skuadër në Euro 2016 në Francë. Besoj që e gjitha ishte fryt i punës së bërë dhe dëshirës për të befasuar e atyre lojtarëve.”

Në fund, De Biasi ka treguar se ka patur oferta që ka refuzuar nga kombëtare, por edhe në Serie A, dnonëse pranon se është ende në kërkim të variantit të duhur të punës. “Po kërkoj të gjej një zgjidhje që më pëlqen. Kam refuzuar oferta mes të cilave dhe ajo e kombëtares së Armenisë. Të tjerat, edhe këtu në Itali, nuk i them për arsye respekti”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *