• |
ide | kryesore

Histeri kundër shqiptarëve në Athinë/ gazetarja: Këtë mbrëmje mund të presim gjithçka

Lajme, Të fundit



Në një lidhje direkte në emisionin “Dritare me Rudinën” gazetarja e News 24, Ira Londo ka raportuar nga Athina për situatën atje pas vrasjes së Konstandinos Kocifas, të dielën në Gjirokastër.

Londo ka thënë se në këto momente po mbahet në protestë anti-shqiptare në Athinë, me thirrje të forta raciste.
“Ata kanë dalë në orën 19:30, rreth 200 persona me grupe minoritare dhe ndoshta edhe organizata ekstremiste.

Thirrja është bërë nga media elektronike. Janë mbledhur para parlamentit.

Ka pasur thirrje maft të rënda anti-shqiptare, thirrje raciste.

Është tejkaluar në median greke çdo lloj etike, dhe këtë mbrëmje mund të presim gjithçka”, tha gazetarja



5 Comments

  1. Ne mediat greke eshte tejkaluar çdo lloj etike, ndersa mediat shqipetare te blera e te shitura bejne te moderuara e kozmopolite me debate te sajuara. Ndersa shtetaret grek na bejne thirrje te permbahemi. Ku eshte kulmi, pushtetaret tane e kane shitur kete vend te hasmi per 10 grosh e per karriget e perluera ne krim e korrupsion te pushtetit

  2. Beni thirrje neper rrjete sociale qe te gjithe shqipetaret patriote nese kane ngelur te tille te dalim para kryeministrise ne mbrojtje te vatanit duke kerkuar nga qeveria shqipetare te terhiqet nga marrveshja e detit dhe varrezat u okupatorit grek ne jug te vendit. Gjithashtu me qellim ti behet presion qeverise shqipetare te padis shtetin grek ne gjykaten nderkombetare per genocid ndaj popullsise shqipetare te çamerise

  3. Per nje ngjarije, qe nuk ndodh ne token greke, keta te fundit po na masakrojne me thirrje rraciste e perbuzur maksimalisht me thirrje histerike qqe me ato qe thone as per kafshet nuk thohet. A e kuptojme tani se keta perfaqesues te ekstremit kane futur hundet deri ne vendin tone(minoritet) e qe ta quajne toke greke? a ka ndonje shtet si ky i joni qe te duroi e te rrije kaqe urte para presionit grek, e ti mos i kundravihet me te njejten monedhe, e biles me shume spse ky minoritar ka shkelur ligjet e vendit ku banon, e me thirrjet r tije per vorio epirin qe na qenka grek, aka ndergjrgjr , e rrespekt kjoqeveri greke per popullin cam qe e kane persekutuar, por qe sot nuk e njohin, apo nuk duan ta njohin. Po keta nuk kane qene shqiptare>?Greqia eshte shteti ne europe qe trajtimin e refugjateve, e pershtatjen e tyre e ka te fundit, andaj, eshte kaqe agresive me me ama se nga turku i shpeton shurra.

  4. Kur ka ndodhur qe kane humbur jeten shqiptare ne Greqi ne rrethana te ndryshme shpesh te dyshimta nuk jane trajtuar keshtu ngjarjet. Ky I shkreri ne Bularat gjynah po te gjithe e dine se kur qellohet mbi policine aq me teper forcave speciale te vrasin. Nuk ka pse behet kaq e madhe

  5. Problemi eshte me keta te reneas. Problemi eshte se si shume shpejt e terheqin kembzen. Keta supozohet te jene te trajnuar te perballojne situata edhe me te rrezikshme dhe duhet te veprojne sic veprohet ne gjithe boten e qyteteruar ne te tilla raste. Nuk do i mesojme ne se c’duhet te bejne, po edhe nje injorant e kupton se mund ta rrethonin dhe ta mbanin te rrethuar per aq sa te hynin ne negociata me te. Te thirrnin nenen, babane ti bente thirrje te dorezohej, dhe vetem nese ishin ezauruar te gjitha mundesite mund te qellohej me snajper, dhe edhe atehere ne gjymtyret e poshtme per ti hequr aftesine e veprimit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *