• |
ide | kryesore

Historia/ 5 shqiptarët e vrarë nga policia greke për të cilët nuk u dënua askush

Lajme, Të fundit



Vrasja e 35-vjeçarit Kostandin Kaçifas në Bularat të Gjirokastrës, ka ngjallur tensione të reja mes Tiranës dhe Athinës.

Këto tensione janë ashpërsuar herë pas here pas ngjarjeve të tilla tragjike që u kanë marrë jetën shumë shtetasve shqiptarë në Greqi. Media vendase thuajse nuk i ka pasqyruar këto ngjarje ndër vite.

20 nëntor 2001, Gentian Çeliku, 20 vjeç, humbi jetën gjatë një operacioni të policisë në sheshin “Amerikis” në Athinë. Fillimisht u tha se ai kishte tentuar të godiste me thikë policin i cili vrau emigrantin për vetëmbrojtje. Sipas palës greke shkak ishte “shkrepja aksidentale të armës së policit”. Polici nuk u dënua për ngjarjen.

23 shtator 2003, Vullnet Bytyçi, 18 vjeç, u vra pranë kufirit greko-shqiptar në zonën e Follorinës. Edhe në këtë rast policia pretendoi për goditje aksidentale.

8 nëntor 2007, 45-vjeçari Hilmi Latej, baba i 5 fëmijëve u godit pas shpine nga policia që po ndiqte 11 shqiptarë kur po kalonin kufirin në afërsi të fshatit Levea të Follorinës. Policia tha se ngjarja ndodhi nga vetëshkrepja e armës së forcave të rendit.

27 mars 2014, shqiptari Kudret Kume, që në Greqi njihej me emrin Ilia Kareli, u gjet i vdekur në qelinë e burgut tri ditë pasi kishte vrarë një gardian grek. Në qelinë ku shqiptari ishte masakruar nga të paktën 15 policë të burgut nuk kishte kamera.

Image result for Ilia Kareli
Ilia Kareli

3 gusht 2016, emigranti shqiptar Pëllumb Marnikollaj, 28 vjeç, u paraqit në komisariatin e policisë Patisia të Athinës, në zbatim të detyrimit për lirimin me kusht në maj të atij viti. Disa javë më vonë trupi i tij u gjet në një morg të zonës ndërsa policia greke tha se shqiptari u hodh vetë, me qëllim që t’i shpëtonte një arrestimi të dytë.

Image result for Pëllumb Marnikollaj
Pëllumb Marnikollaj

Për shkak të akuzave të familjarëve, në nëntor 2016, prokuroria e Athinës urdhëroi fillimin e një hetimi të ri, me akuzën e dëmtimeve të personit me pasojë vdekjen, por ky hetim ende nuk ka arritur ndonjë rezultat.



4 Comments

  1. Po’ pse e fryni kaq shume kete vrasje , edhe ai kishte shpirte po’ pse ato mijera jete njerezish shqipetare qe vriten e as kush nuk meret me ato nuk jane shpirtera njerezish , ku jane mediat se nuk lane emision pabere nuk ngeli kanal televiziv pa folur ,po’ per Shqipetaret ku jane mediat kete duhet te themi te gjithe , se po’ nuk patè respekt per vetem per te tjeret vetem furce ke

  2. Burrat e ketij kombi iken, rilindasit (ata te vertetet, jo kta vemjet e kuq sot) e krijuan me shpirt nder dhembe, na e lane trashegim…e kapi enver katili, e derrmoi dhe e masakroi keqas deri ne lodhje dhe rraskapitje, e çuditi sala, dhe i vuni vulen rilindja aktuale…rilindja duhet te detyrohet te nderroje emer sepse po perdhos levizjet europiane qe i dhane kuptim dhe modernizuan europen nja 400 vjet perpara…smundet edhe galileo galilei apo vellezerit frasheri dje dhe gramoz ruçi sot te quhen rilindas

  3. Harruat Dorian Mancellarin qe e vrane dhe e hodhen nga shkembi dhe e quajten vetvrasje e gjasme e sajuan me ato pallavrat e tyre bla bla
    Vecse turku u vjen hakut ketyre derrave qe smarrin vesh po ce do kur ke palocot e kriminelat ne krye

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *