• |
ide | kryesore

Karius nuk bën, Besiktas i bën ofertën e çuditshme Liverpool

Sport



Loris Karius duket se e ka mbyllur aventurën në Besiktas, pas tre muajsh, edhe pse në teori akordi është për një huazim dyvjecar. Në Turqi duket se janë lodhur që tani me ish-portierin e Liverpool. Sipas asaj që tregon The Sun, duke cituar turken Fotomac, vullneti i shoqërisë bardhezi është ta largojë gjermanin, që nuk ofron asnjë gaeranci mes shtyllave. Një dalje bosh në ndeshjen e parë të kampionatit, një gol absurd pësuar nga Malmö në Europa League e, për më tepër, në përgjithësi është ndjesia që goditja e marrë në Kiev ka lënë pasoja të rënda.

Liverpool, që ka në anën e tij akordin me klubin turk, mund edhe të përgjigjet në mënyrën e vjetër: e morët tani mbajeni. Sigurisht, Klopp nuk ka ndërmend të rimarrë bashkëkombasin e tij, të cilin ra dakord ta largonte nga Anfield për dy vjet, me shpresën se gjërat mund të përmirësoheshin për të arritur në një shitje. Durimi ndaj Karius ka mbërritur në fund, Besiktas nuk i mbetet gjë tjetër vecse ta mbajë jashtë skuadre deri sa të mbyllet huazimi, vetëm në rast se…

Në rast se Besiktas nuk vendos ti bëjë Liverpool ofertën, shumë të vecantë, për të cilën flet Fotomac: një mënyrë për të qenë të rimbursuar, e që do shihte Karius të kthehej në Anfield, ndërsa Reds mund të conin në Bosfor belgun Origi. Edhe sulmuesi i marrë pak vite më parë nga Lille nuk bën pjesë në planet e Klopp, madje nuk ka luajtur asnjë minutë këtë sezon. Kështu turqit mund të kërkojnë të ndrshojnë akordin që solli Karius në Stamboll. Duke zëvendësuar portierin me një sulmues…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *