• |
ide | kryesore

Ligji antishpifje/Kryeopozitari turk shet shtëpinë për të paguar Erdoganin

Arkiva, Të fundit



Paditë për shpifje bëjnë punë. Të paktën në Turqinë e Erdoganit, ku norma në fjalë zbatohet rregullisht. I akuzuar si një autokrat, presidenti turk ka gjetur rrugë të tjera, qoftë për të diskredituar kundërshtarët, qoftë për të mbushur xhepin.

Mediat turke njoftojnë se kreu i Partisë Republikane Popullore, Kemal Kiliçdaroglu është detyruar të shesë një prej shtëpive të tij për të paguar gjobat e marra për shkak të padive për shpifje nga Erdogan.

Ky i fundit ka depozituar 29 padi ndaj kundërshtarit të vet për fyerje, prej të cilave 12 janë shqyrtuar dhe kanë sjellë dëm prej 155 mijë dollarësh për Kiliçdaroglunë. Një prej akuzave për të cilat ky i fundit e ka pësuar ka qenë ajo se Erdogan dhe njerëz të tij kanë fonde të depozituara në ishullin Man, që vetëqeveriset nën kurorën britanike.

Për të bërë pagesat lideri opozitar ka shitur shtëpinë e verimit në Burhaniye, një qytet bregdetar në rajonin e Egjeut për rreth 500 000 lira turke.

Fyerja e presidentit dënohet penalisht në Turqi dhe deri më tani avokatët e Erdogan kanë depozutuar 1 800 padi kundër njerëzve të ndryshëm. RESPUBLICA.AL



4 Comments

  1. qe te shan qenef bashbakanin erdogan vellaun e qenef kryeminister edvin rama hajvan nuk esht e mjaftueshme.dihet boterisht se paraardhsit e tyre kristaq stalin rama dhe sulltan domuz mehmet edhe koken ta kan hek.pis milet rama e erdogan,dyshman bashbakan shizofren insan.

  2. “”’ Një prej akuzave për të cilat ky i fundit e ka pësuar ka qenë ajo se Erdogan dhe njerëz të tij kanë fonde të depozituara në ishullin Man, “”””

    Para se te akuzosh se nje person ka fonde te depozituara ne nje parajse fiskale ,, duhet ta vertetosh me dokumenta . Nese nuk e verteton dot.. si do te besojme ne ty ? Pra … mbylle bucen.. shpifs.

    Shume mire i eshte bere ligji Antishpifje.. U be shqiperia lesh e li.. Loshojne akuzat pa pike pergjegjesie njerzit si lopa bajgen.

  3. Po per shpifjet e Rilindjes para se te vinte ne pushtet do na thuash ndonje fjale, sidomos per turpin e Griseldes me “barre”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *