• |
ide | kryesore

Milan/ Dëmtimi shumë më i rëndë, Caldara rrezikon sezonin

Sport



Lajme të këqija për Milan. Parashikohej një stop tre muaj për Mattia Caldara, por pas daljes së rezultateve të kontrolleve gjërat janë shumë më të vështira për mbrojtësin që u dëmtua në stërvitje të shtunën: “Lesion parcial i tendinës së akilit e ndrydhje të mio-tendinës së muskulit binjak në pulpën e djathtë”. Kjo do të thotë që tre muajt e mungesës të hipotezuara nga Gattuso nuk janë realiste: Caldara rrezikon të humbasë të gjithë sezonin.

KOMUNIKATA ZYRTARE E MILAN
AC Milan komunikon se Mattia Caldara, si pasojë e dëmtimit të pësuar të shtunën në stërvitje, i është nënshtruar kontrolleve që kanë evidentuar një lesion parcial i tendinës së akilit e ndrydhje të mio-tendinës së muskulit binjak në pulpën e djathtë. Futbollisti duhet të qendrojë pushim absolut për tre javë, periudhë në të cilën do të kontrollohet e më pas përcaktohet mënyra e terapisë si dhe të specifikohet prognoza e kohës së rikuperimit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *