• |
ide | kryesore

Milan në alarm: Caldara dëmtimi më serioz se dukej, jashtë tre muaj

Sport



“Caldara nuk do të jetë në dispozicion për disa muaj, ka patur një problem fizik, është një sezon i mallkuar, na vjen keq për të” deklaroi Gennaro Gattuso pas fitores me Sampdoria, por dëmtimi i ish-mbrojtësit të Atalanta duket më i rëndë se sa ishte parashikuar. Gazzetta dello Sport flet për një këputje gati 3 centimetra të muskulit të pulpës së djathtë që do ta mbajë larg fushës së lojës për të paktën 3 muaj.

Vërtetë “një sezon i mallkuar” për një nga blerjet e cmuara të Milan në merkaton e verës, por që me kuqezinjtë deri tani ka luajtur titullar vetëm në Europa League e që tani kthehet në aktivitet vetëm në fund të janarit ose fillim të shkurtit. Problemi në pulpë, që pësoi në stërvitje, është i fundit i një serie të gjatë për mbrojtësin e ardhur nga Juventus, kalvari i të cilit nisi në janarin e kaluar me një problem në shpinë, që e mbajti jashtë deri në prill, e që vazhdoi në muajt e parë të tij si kuqezi me një tjetër problem në shpinë.

Një goditje e rëndë për Milan, duke qenë se përpara fillimit të kampionatit me Juventus gjendja fizike e Caldara nuk kishte lënë dyshime, madje Mattia ishte në formë të shkëlqyer. Një dëmtim që mund të ndryshojë strategjitë e merkatos së janarit për kuqezinjtë, për të cilët mund të lindë nevoja e një përforcimi në qendër të mbrojtjes: emrat në listën e Leonardo e Maldini janë shumë, që nga një rikthim emocional Thiago Silva e deri tek Rodrigo Caio.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *