• |
ide | kryesore

Ministria e Jashtme i jep sqarime ambasadores greke për vrasjen në Bularat

Lajme, Të fundit



Ministria e jonë e jashtme ka thirrur mbrëmjen e së martës ambasadoren e Greqisë në vendin tonë, Eleni Surani, për të folur mbi ngjarjen e ndodhur 2 ditë më parë në Bularat të Gjirokastrës, ku u vra 35-vjeçari grek Kostandinos Kaçifas gjatë një shkëmbimi me armë me forcat RENEA.

Në njoftimin e ministrisë thuhet se ambasadores i është bërë e ditur se ngjarja është duke u hetuar ndërsa është bërë thirrje për mos ngjyrim politik të ngjarjes.

“Ambasadores iu komunikua pozicioni i qartë i autoriteteve shqiptare lidhur me çështjen në fjalë. Ambasadores i’u theksua se ngjarja e rëndë po hetohet nga Prokuroria Shqiptare. Ky institucion është autoriteti i vetëm që në bazë të kushtetutës dhe legjislacionit penal shqiptar kryen hetim të pavarur për çdo vepër penale që ndodh në territorin e Republikës së Shqipërisë”, – thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme përsëriti thirrjen për maturi dhe mosngjyrime politike e diplomatike të kësaj çështje, duke siguruar se Shqipëria është vend i sigurt e i qetë për të gjithë shtetasit e saj, përfshirë pa asnjë dallim ata me kombësi greke.



2 Comments

  1. Ministria e jashtëme shqiptare duhej të thërriste ambasadoren greke për të protestuar që në teritorin shqiptar, një shtetas greko-shqiptar vjen i armatosur nga Greqia e në emër të idesë së marrëzishme të të ashtuquajturit “Vorio Epir”, bën një akt terrorist duke hapur zjarr kundër policisë shqiptare.
    Në vënd që ministria shqiptare të protestojë ndaj Greqisë për këtë ngjarje, ajo kërkon “të shfajsohet” se policia ka reaguar ndaj terroristit.
    Vërrej se edhe në disa media shqiptare, tentohet të fajësohet policia duke publikuar deklarimet e nënës së terroristit se pse u vra djali im. Nuk mund të jepet si “lajm” , një deklaratë e tillë e një nëne që ka humbur të birin, sepse nuk ka nënë në botë që të mos ta thotë këtë pasi ka humbur fëmijnë e saj.
    Por mediat si shqiptare edhe ato greke duhet të bënin pyetjen :
    Terroristi nga Bularati, nuk është se protestoi paqësisht ndaj ndonjë padrejtësie, por bëri njëherazi disa veprime kriminale të dënueshme.
    U fut në teritorin e Shqipërisë i armatosur rëndë me kërkesën e marjes me dhunë të teritoreve shqiptare, dhe hapi zjarr kundër policëve, gjë e provuar e faktuar pasi pamjet e filmuara qarkullojnë në media.
    Ata që e nxisin nënën e terroristit të dalë me pyetjen se pse duhej të vritet djali im, duhet ti thonë se pse djali tënd ka qëlluar me armë kundër policëve.
    Për fat nuk është vrarë asnjë prej tyre, por nëse vritej, polici a nuk ka edhe ai nënë e familje që ju dhimbset ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *