• |
ide | kryesore

Në Shqipëri krimi ‘bën kërdinë’, Policia e Shtetit vlerësohet me çmim për operacionet ndërkombëtare

Lajme, Të fundit



Policia e Shtetit është vlerësuar me çmimin e parë në rajon, nga Qendra për Zbatimin e Ligjit në Evropën Juglindore (SELEC), për 2 operacione ndërkombëtare të realizuara me sukses gjatë vitit 2018.

Operacionet për të cilat është dhënë çmimi është “ONE IF-BY LAND” kundër trafikimit ndërkufitar tё qenieve njerëzore, si dhe “PRECIZIONI” pёr goditjen e aktivitetit të paligjshëm të trafikimit ndërkufitar tё drogës.

Policia njofton se në dhënien e çmimit janë mbajtur parasysh një sërë faktorësh, por kryesoret janë rezultati i suksesshëm, shtrirja e tij, bashkëpunimi ndërkombëtar etj.

Operacioni “PASSPORT/ONE IF BY LAND” u zhvillua në bashkëpunim me agjencitë ligj zbatuese në Bullgari, Shqipëri dhe Maqedoni. Gjatë tij u arrestuan rreth 40 persona dhe u zbuluan shumë lidhje kriminale tё rrjetit.
Operacioni “SUNSHINE/PRECIZIONI” u zhvillua në bashkëpunim me autoritetet zyrtare në Greqi, Turqi dhe Maqedoni. U arrestuan 132 persona, u zhvilluan 12 operacione të ndryshme, u sekuestruan 16.7 ton kanabis, mjete, armë, skafe kokainë etj.

Me rastin e dhënies së çmimit, Drejtoresha e Përgjithshme e SELEC Snejana Maleeva, i ka dërguar Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Ardi Veliu, një letër vlerësimi për dedikimin profesional dhe përpjekjet e bëra nga Policia e Shtetit, që finalizuan këto dy operacione duke arritur rezultate të shkëlqyera.
Ky është çmimi i radhës për Policinë e Shtetit në rrafshin rajonal e ndërkombëtar dhe dëshmon punën dhe përkushtimin e punonjësve të policisë kundër paligjshmërisë dhe luftës kundër krimit të organizuar në veçanti.



6 Comments

  1. Titulli i Artikullit nuk eshte ne nje linje me ate qe lexon me posht ne artikull vet. Titulli eshte bere kastile per ata qe lexojne vetem titujt , dhe jo brendine e artikujve.

    Mjaftoi nje fraze ne titull ‘ KRIMI BEN KERDINE ‘ qe ta deformonte komplet idene fillestare se cfare mund presesh ne rreshtat me poshte..

    Por kur lexon artikullin pastaj sheh qe Titulli i tij eshte ‘ me te futme ‘ sic thote populli.

  2. Tjetrit i shiko -halene e tij-pastaj i shiko shtepine sic ka halene ka shtepine.Tjetri kur nuk eshte i zoti per veten e tij ,per shtepine e tij ,per vendin e tij ;si do jete per te tjeret ..Keto cmime ndoshta jane dhene nga -ERTV-,se nuk ka mundesi ku motivacioni eshte -Goditje eaktivitetit te paligjshme nder kufitar te trafikimit te droges-ku e gjthe droga eshte kapur nga policite e vendeve fqinje ,Dhe neqofte se mund t’ju kene dhene kete cmim ky eshte nje absurditet apo ndonje -Lapsus-

  3. O ju te lapsit sa inat ju vjen keshtu o burredheut sikur ju mori cmim hasmi harroni qe jam gra dhe burra shqiptare ne policine e shtetit, ju ka zen urrejtja per ramen syte , po ku ka qen ai mjekercjapi juaj qe lepinte qurret e saliut kur vriste njerez dhe krimi ishte njesh me shtetin , ishin te dyja palet ne paqe skish probleme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *