• |
ide | kryesore

Pharrell Williams ndalon Trump të luajë muzikën e tij

Paparazzi, Slider



Pharrell Williams i ka kërkuar formalisht Presidentit Donald Trump që mos ta luajë më muzikën e tij në takimet apo tubimet që bën.

Këngëtari dhe njëkohësisht producenti shumë i njohur, në fakt jo vetëm i ka kërkuar por i ka dhënë një ultimatum nëpërmjet avokatit të tij miliarderit që është në krye të Shtëpisë së Bardhë. Kjo ka ardhur pasi në një event të mbajtur në Pittsburgh nga presidenti, vetëm disa orë pasi 11 veta u vranë në një sulm me armë po në këtë qytet, u luajt kënga e Pharrell, “Happy’’. nHiti që në Youtube numëron mbi 1 miliard klikime përdoret në shumë takime apo fushata politike, por autori i saj mesa duket nuk është i lumtur që edhe ekipi i Presidentit Trump e luan.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *