• |
ide | kryesore

Prezantimi/ Çfarë tregoi dhe ku gaboi Sandër Lleshi në Opinion

Arkiva, Kryesore



Shumëkush mund ta quajë edhe një surprizë. Kandidati për ministër i Brendëshëm, Sandër Lleshi, që pret dekretimin nga presidenti, ka treguar mbrëmë në “Opinion” një anë që bie ndesh me steriotipin e zyrtarit të rilindjes.

Rilindasi tipik është ai ka mban lidhje direkete me botën e krimit, Lleshi demostroi gati një bezdi për atë që e etiketoi si “krim vanitoz”.

Rilindasi tipik ka si kredo të tij të shesë më shumë punë sesa bën, Lleshi këmbënguli se beson tek formimi prej ushtaraku gjerman, që njeriu duhet të shfaqë shumë më pak sesa është.

Rilindasi tipik veneron modelet e Tahirit që i printe vetë aksioneve, apo të Xhafës që shpallte paraprakisht eleminime bandash, Lleshi u betua se ai nuk do të flasë kurrë për goditjet e ardhshme, sepse ai nuk është kryepolic, por ministër.

Rilindasi tipik nuk nguron të thotë: historia fillon me mua, Lleshi nënvizoi se ai nuk është një nga ata që mendojnë se po e nisin nga zero.

Ende pa u dekretuar flet ministri i ri i Brendshëm: Si kam punuar me Tahirin dhe Xhafajn

Po ti shtosh këtyre rrëfimin për edukimin Spartan, pasionin për librat që e tejkalon atë për armët, dëshirën për të shkruar, madje edhe kur ka mendime të diskutueshme si në rastin e hisorianit Oliver Shmid, e bëjnë atë një profil të ndryshëm nga ministrat e brendëshëm që Edi Rama ka paraqitur deri më tani.

Në këtë kuptim, general Sandër Lleshi mund të thuhet se fitoi pikë në publik në paraqitjen e së hënës në “Opinion”.

Por, ajo që mund të shihet me frikë dhe që rrezikon ti zerojë të gjitha këto është motivi se përse ai e ka paranuar t’a marrë përsipër këtë detyrë. Po të shikohet video poshtë që Lapsi.al ka shkëputur nga intervista me Fevziun, kandidati për ministër pohon se ai nuk ka thënë “PO”, as se ka koncepte të caktuara ideologjike, as sepse ka ndonjë afilacion politik, por thjeshtë për respektin ndaj Edi Ramës. 

Sandër Lleshi: Si ma tha Rama vendimin për të më bërë ministër

Për shefin me të cilin ai ka punuar 5 vjet, që nuk është autoritar, por një njeri që i pëlqejnë sfidat e debatit intelektual dhe një drejtues që të jep më shumë kompetenca sesa ke nevojë.

Për këto cilësi, që Lleshi ka dalluar tek Rama jo të gjithë bien dakord. Por problem nuk është këtu. Problemi është se ai e pohoi me gojën e vet se më shumë sesa për kredo apo një vision politik, ai do të jetë ministër si peasojë e një preference apo bestydnie personale.

Dhe kjo është pikërisht ajo që nuk i duhet sot Shqipërisë. Sepse sot vendi ka nevojë për një ministër të brendëshëm që të shërbente si një lloj kundërpushteti brenda qeverisë, që të krijonte një kundërmodel të eksperiencave të mëparshme, që të mos vazhdonte në rrejdhën e lidhjeve okulte të rilndjes me botën e nëndheshme.  

Vetëm në këtë mënyrë, Sandër Lleshi do ti bënte mirë jo vetëm shqiptarëve, por nëse i duhet edhe vetë kryeministrit.

Por në të kundërtën, duke hyrë në derën e ministrisë së brendëshme, me një besim gati pasionant për shefin e tij, duke pranuar publikisht se e ka marrë detyrën vetëm nga respekti që ka për të, Sandër Lleshi po futet në atë tokë të minuar me këmbën e majtë. Dhe kjo deri në atë pikë, sa ti minojë të gjitha cilësitë që publiku i vuri re gjatë prezantimit të tij në Opinion.

©Lapsi.al



20 Comments

  1. Ata që demokracia i gjeti në moshë madhore, e dinë shumë mirë, se në shkollën e mesme ushtarake të Enver Hoxhës shkonin fëmijët e familjeve komuniste, që ishin të këputur nga gjendja ekonomike (konvikti dhe veshmbathja ishin falas). Pra Sandër Lleshin që nga mosha 14 vjeçe e ushqeu, e veshmbathi e edukoj “Nëna Parti”.
    Në asnjë biografi e tij e publikuar nuk shkruhet se çfar punoj nga viti 1985 deri më 1994.
    Ca kurse të gjuhës gjermane dhe ca kurse ushtarake në Gjermani, të cilat janë paguar nga shteti Shqiptar dhe që i kan kryer edhe gjysma e personelit të Ministrisë së Mbrojtjes Shqiptare, e bënë Sandër Lleshin ushtarak prusjan.
    E ta lumsha o Sander von Leshi, në 1985 je betuar që do japësh jetën për Partinë dhe shokun Enver, dhe nuk e shkele kurr betimin.
    Qeni i rraf klysh, që është rrit tu lëpi gavetat e groshës, nuk bëhet dot kurr “Pastor Gjerman” .

    1. E kisha per sakatin salinian qe mbante portretin e enverit! Ish presidenti! Komentuesi me lart eshte gjysem analfabet dhe injorant! Une kujtova se po komentonte per Jarin!

  2. ai ska filluar pune akoma kurse artikullshkruesi ja gjeti se sben nje cen pavaresisht se me zor. pupupu ca inatcinjsh qe jemi, race e keqe.

  3. Nuk duam Sander Lleshin per minister sepse eshte komunist. Duam super cuna te rinj qe u rriten ne fryme te demokracise si per shembull Klevis Balliu apo Ervin Salianji. Pse jo edhe Flamur Noka sepse eshte shume demokrat, dhe i formuar mire.

  4. Që Sandër Lleshi është shumë më i mirë se: kriminelët ordiner Arben Ndoka, Tom Doshi, Mark Frroku, Artur Bushi, Mand Prenga, apo gjeneralët e krimit Fate Xhafa dhe Saje Tahiri, kjo nuk diskutohet.
    Ne po themi se brigadieri Aleksandër von Leshi e mbajti mbrëm në gojë Edi Ramën më gjatë se dikur Dalina Fico.
    Një ushtarak me formim Gjerman, nuk do e bënte këtë as për Jezus Krishtin, jo më për një karagjoz të droguar.

  5. Nuk behet shtet me Lesh Mark e Prele.Keto jane thjesht vegla qorre per te mbuluar zullumet te shtetit si ne kohen e diktatures.Por problemi me i madh ngelet Lulja e vyshkur e PD qe mesa duket ka ndonje marreveshje te heshtur me Ramen se nuk ka si shpjegohet ndryshe qe kjo qeveri eshte akoma ne kembe mbas gjithe ketyre skandaleve

  6. E ndoqa me vëmendje intervistën e z. Lleshi tek Fevziu.
    Eshtë vërtetë ashtu siç thuhet në këtë shkrim, se nga intervista kush e dëgjoi, del me mendimin se qenka vërtetë goxha burrë, një gjeneral me shkollë gjermane që as nuk do t’ja dijë nga politika, është një ushtarak me interesa të gjëra intelektuale,një admirues i letërsisë e i shkrimtarit të madh shqiptar të përmasave botërore, Ismail Kadareja. Kjo konsideratë do të ishte llogjike vetëm po të shkëputesh krejtësisht nga realiteti shqiptar.
    Ky zotëria mund t’ja mbush mëndjen ndoshta vetëm adoloshentëve të sotëm, se nuk ka qenë i indoktrinuar nga propoganda enveriste gjatë shkollimit ushtarak, po aq sa mund të na e mbush mendjen edhe Fatmir Xhafa me arsim juridik të drejtësisë diktatoriale komuniste që ishte një ministër i punëve të mbrendëshme, i depolitizuar.
    Do të mjaftonin që Fevziu ti bënte zotërisë vetëm nja disa pyetje të thjeshta, për t’ja nxjerrë kallain paraqitjes se Lleshit si një gjeneral i sapo ardhur nga Gjermania si një atashe ushtarak.
    1.- A nuk ndjen zotëria një përgjegjesi morale e institucionale që duke qenë këshilltar i sigurisë i kësaj qeverie e mik i Edi Ramës, qeveria, parlamenti e bashkitë u mbushën me personazhe që kanë lidhje me botën e krimit. ?
    2.- Gjatë viteve që ai ka “këshilluar” kryeministrin Rama për sigurinë, cilat kanë qenë konkretisht rezultatet e këshillave të tij, pasi pikërisht në këto vite Shqipëria u bë problem ndërkombëtar për trafiqet rekorde të drogës ?3.- Meqë ka zotëria një “formim ushtarak e demokratik gjerman”, a mund të na thotë zotëria se cilat janë konsideratat e qeverisë gjermane e të deputetëve gjermanë të shumicës për qeverisjen 5 vjeçare të qeverisë Rama e për te personalisht ?
    Ka edhe shumë pyetje që nuk u kujtua ti bëjë Fevziu ndoshta edhe me ndonjë marëveshje paraprake me një Sandër tjetër apo qoftë edhe nga fakti se z.Lleshi akoma nuk e ka filluar detyrën, por deklaratat e konsideratat e Llleshit për “sukseset” e kësaj qeverie, të lenë shijen e keqe se asgjë nuk do të ndryshojë për mbarë, edhe me këtë ministrin e tretë të mbrendshëm

  7. Qeni, atje ku ha leh,,,,edhe ky i emeruari PLESHI, domosdo qe fjalet e mira do thoshte per ate qe i dha ofiqin, e qe e mori ne KMinistri pasi e degradoi ish presidenti per bemat e tije tinezare. Pa ardhur ne karrike, duket qe puna ne emerimin e ri , do jete plotesisht ne funksion te Rames, por jo te ligjeshmerise. Mafia,e bandat pushtetare do vazhdojne me qetesi reformat e rrenjosjes se veseve te rilindjes, ne tepsine e kalbur te ketij pushteti, me emera si ky tip.

  8. Jo jo more i pafytyrë e i pa tru !
    Portretin e qenit besnik të Ramës ja bëri vetë ky Leshi vetes me ate intervistë.

  9. Gjenerali i shkarkuar Sander Lleshi, por irilindur me Ramen, ka te njejtin fat si Gjenerali Gjin Marku i cili u certifiku ne Mosken e kohes se Stalinit si gjenerali strateg me i miri, dhe diktatori Enver e burgosi deri sa vdiq ne birucat e regjimit.
    Kjo, jo per faj te gjeneralve, por per pabesine e diktatoreve ne qeverisje. Mirdita e dine mire kete. Sander, te keshilloj, mos e mer detyren ne kete kohe, pasi Rames po i zien kazani i PS dhe ti i pari do biesh ne te.

  10. Nëse Lleshi ka respekt për Ramën, ai, rrjedhimisht , ka respekt edhe për Tahirin, habilajt, dakot , Xhafën, frrokat , Rroshin, Rrahmanin & CO. Pra , me të drejtë, kriminelët do të punojnë të qetë dhe do të thonë se edhe ky është dora jonë.

  11. Po ka bere vetem kurse gjuhe moooo..Duket qarte qe nuk merr vesh..Po te shikosh CV e rilindasve, Bill Gate duket si pastrues rrugesh

  12. Ja paska sugjeruar Kadare si keshilltar? Me nje fjale jene te sakta ato qe thuhen per Kadarene se e shiti veten dhe vendin tek rrama per nje vend pune ne ONU te vajzes tije.. Fakti qe ky keshilltar me gjithe te zezat qe krybasterdi po i ben vendit, nuk ka luajtur asnje rrol ne keshillat e tije do te thote qe edhe ky qyp eshte dakord me kryellumin, edhe e keshillon se si te shkaterroje e vjedhe sa me shume, Dhe ky eshte keshilltari i rekomanduar nga Kadare , qofte edhe per president! Mund te jete tejet inteligjent e me kulture, njesoj si Kadare, por siç duket qe te dy nuk kuptojne se se pari duhet te jene njerez me dinjitet e jo te shiten kaq lehte! Ku shkuan gjithe ato vepra, shkrime, ese, qe kadare ka shkruar me aq patriotizem? Te gjithe shqitaret a kane lexuar me kanaqesi e jane ndjere krenar per te, e ndoshta pak i turperuar me veten… Por kur sheh heshtjen e kadarese kundrejt qeverise se krimut dhe shkaterrimit, tradhetine qe po pergatit rrama thaçin per ndarjen e Kosoves, vetevetiu mendja te shkon se Kadare eshte nje hipokrit dhe nje bashkautor ne nje fare menyre dhe tradhetar i shqiptareve njesoj si ata! (Ai mund te mos i quaje tradhetare ata, keshtu qe eshte i lare edhe me vehten etije) Kam qene nje perkrahes, e admirues i Kadarese si shkrimtar, edhe une si te gjithe lexuesit qe vleresojne gjenine e nje shkrimtari, kam dashur megjith shpirt qe nje dite te fitonte çmimin Nobel; Por tani (jo tamam tani po perj dy tre vjetsh) sinqerisht nuk jam dakord qe ta marre ! Siç duket komoisioni i nobelit merr me shume ne konsiderte Njeriun, pastaj vepren. Nese shte keshtu tregon se e njohin mire!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *