• |
ide | kryesore

Real Madrid mes Martinez, të preferuarit të dhomave të zhveshjes e Santiago Solarit

Sport



Real Madrid ka zyrtarizuar të hënën mbrëma largimin e ish-trajnerit të Spanjës Julien Lopetegui. Në vend të tij është ulur, Santiago Solari, që e njeh shumë mirë klubin. Madrilenët presin në fakt një përgjithë nga tekniku aktual i Belgjikës, Roberto Martinez, por situata duket e komplikuar.

Stefan Van Loock, zëdhënës i federatës belge është përgjigjur në mënyrë të qartë, duke treguar se kush vendos në këtë cështje: “Klauzola për tu liruar? Nuk flasim publikisht për cështje të lidhura me raporte pune të bashkëpunëtorëve tanë, por nëse Real Madrid është i inetersuar duhet më parë të gjejë një akord me ne”.

Në pritje për të kuptuar se cili do të jetë pasuesi i Julen Lopetegui në pankinën e Real, Los blancos kanë rikthyer në detyrë preparatorin atletik Antonio Pintus, njeriu gjithnjë në krah të Zinedine Zidane në vitet e fundit dhe një nga strategët e sukseseve të merengues. Italiani, ndryshe nga Antonio Conte, është kërkuar me ngulm nga futbollistët e kampionëve të Europës në fuqi.

Por ndërkohë në pankinë është Solari dhe trajneri i sapoemëruar i Los Blancos ka mbajtur konferencën e parë për shtyp. “Kam gjetur një skuadër të plagosur, por me shumë dëshirë për të ndryshuar. Është një grup kampionësh dhe luftëtarësh që kanë fituar shumë me klubin. Situata nuk është e thjeshtë, por unë i shikoj tepër të gatshëm për të bërë kthesën”.

“Ta lëmë Zizou të qetë. Ai është i pakrahasueshëm”, – i është përgjigjur Solari pyetjes që i referohej krahasimit me Zinédine Zidane. Ai gjithashtu “dribloi” edhe për mundësinë e zgjatjes së aventurës përtej disa ndeshjeve, duke saktësuar se “gjëja më e rëndësishme është puna e përditshme”.

“Është një kënaqësi e madhe dhe një shans i mirë. Është e mrekullueshme të punosh në këtë klub, pavarësisht nga roli”, – shtoi ai përpara se të jepte vijën e tij për ndeshjen e Kupës së Mbretit të mërkurën. kundër Melilla: “Ideja ime është të shkojmë në Melilla dhe të tregojmë b…t”.

Trajneri i ri i ekipit të parë të Real Madridit gjithashtu bëri disa komente për Vinicius Jr: “Ai është një lojtar i skuadrë, si të tjerët. Është i ri dhe i talentuar, ka ende shumë për të treguar, por edhe për të mësuar. Tani dhe në të ardhmen”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *