• |
ide | kryesore

Rekordi i ri: Ronaldo mbreti i Instagram, kalon Selena Gomez

Sport



Është vërtetë një moment i jashtëzakonshëm për Cristiano Ronaldo, që tregon se nuk është aspak i turbulluar nga cështja Mayorga. Portugezi, që po tërheq Juventus në krye të klasifikimit në kampionat e Champions League dhe ëndërron Topin e Artë të 6 në karrierë, është bërë personazhi publik më i ndjekur në botë në Instagram. Rekordi i pafund për kampionin portugez, që përvecse i ka shtuar ndjekës Juventus (duke bërë ti humbasë Real Madrid), është bërë zyrtarisht Mbreti i Instagram, duke parakaluar një ikonë botërore të ëeb e jo vetëm si Selena Gomez.

Këngëtarja dhe aktorja amerikane ishte në krye të këtij klasifikimi të vecantë që nga 2016, por e ka dorëzuar kurorën tek numri 7 më i fortë në botë, që me 144 milionë e 312 mijë ndjekës (gjithnjë në rritje konstante) është bërë numri 1 absolut. Numra vërtetë të çmendur, që financiarisht përkthehen në miliona euro për cdo postim, si postimi i parë bërë me fanellën bardhezi, në 16 qershor, e me shkrimin “Forza Juve. Fino alla fine!”, që mori 12 milionë zemra duke u bërë imazhi me më shumë pëlqime publikuar nga një sportist




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *