• |
ide | kryesore

SKANDALI/ Kosovari i laboratorit të heroinës në Has u lirua nga policia, pas arrestimit

Kryesore



Bllofi në ndërhyrjen e policisë për laboratorin e heroinës në Has u pa qartë kur dolën emrat e të arrestuarve. Në pranga ranë vetëm punëtorët, disa banorë të fshatit Brenogë, mes të cilëve një grua dhe një i moshuar 76 vjeçar, që gykata i la të lirë në seancën më të parë.

Organizatorët e trafikut të drogës, një prej të cilëve është identifikuar si Admir Hoxha, ishin arratisur, por Lapsi.al arriti të zbulojë disa të dhëna mbi dinamikën e ngjarjes, që e thellojnë akoma më shumë skandalin.

Në 18 tetor, ditën kur forcat speciale mësynë në Has, njëri prej organizatorëve të trafikut të qindra kilogramëve heroinë, i quajtur Naser Adem Gashi u kap nga policia në pikën kufitare të Morinës. Për Naser Gashin kishte një vendim nga Gjykata e Tiranës me 7.4 vite burg. Për këtë arsye ai lëvizte me dokumenta të falsifikuara, me identitetin e rremë, Samir Bula. Policia kufitare e zbuloi pikërisht në datën 18 tetor, kur Naser Adem Gashi, tentoi të kalonte kufirin për në Kosovë.

Një burim nga policia tha për Lapsi.al se sapo zbuluan se Gashi ishte në listën e personave në kërkim, policia kufitare e Morinës i vuri prangat dhe e dorëzoi në Drejtorinë e Policisë së Qarkut, Kukës.

Skandali qëndron në atë që ndodhi me të arrestuarin në Drejtorinë e Policisë së Kukësit. Gashi nuk u dërgua në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, ku duhej të niste vuajtjen e dënimit, por në rrethana të dyshimta, u la i lirë.

Arsyet se pse u lirua Naser Adem Gashi janë ende të paqarta, por gjasat janë se policët e Kukësit nuk e dinin se kishin në qeli një person me rrezikshmëri të lartë, pjesë e operacionit të forcave speciale në Has. Pavarësisht kësaj, Naser Gashi duhej dërguar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, sepse mbi të rëndonte dënimi me mbi 7 vite burg për trafik droge.

Kur policët e Kukësit kuptuan se kishin lënë të lirë një nga kokat e trafikut të drogës ishte tepër vonë. Të dhënat e Naser Gashit janë rikthyer këto ditë në të gjitha pikat kufitare me shpresën se ai do të arrestohet sërish, por deri tani nuk ka asnjë rezultat. Në faqen e policisë së shtetit, Naser Gashi rezulton ende në listën e personave në kërkim.

I njëjti burim tha për Lapsi.al se po tentohet që skandali të mbahet i fshehtë, por mjafton të kontrollohen regjistrat e ndalimit të datës 18 tetor në pikën kufitare të Morinës, për të kuptuar se një nga organizatorët e trafikut të heroinës në Has ishte në duart e policisë dhe u la i lirë, vetëm disa orë më pas.

Madje drejtues të Policisë së Shtetit kanë udhëtuar drejt Kosovës këto ditë, për të kërkuar me ngulm nga kolegët kapjen e Gashit dhe mbylljen e skandalit në heshtje. Në laboratorin e heroinës në fshatin Brenogë të Hasit u

Në operacionin e Hasit, morën pjesë rreth 1.500 forca policore operacionale, FNSH, RENEA dhe nga efektivë nga Policia lokale. Aty u sekuestruan 182.5 kg morfinë dhe 22 litra lëndë e lëngshme, që përdoreshin për prodhimin e heroinës.

Kjo lëndë dyshohet se ka ardhur nga Turqia. Me ndihmën e disa shtetasve nga Gjakova, të identifikuar nga policia, ajo mbërrinte në këtë fshat të Hasit ku kthehej në heroinë. Dyshimet e policisë janë se me pas ajo transportohej për në Durres me destinacion final vendet e Evropës.© Lapsi.al



13 Comments

  1. O Andi me Tosin! Jeni bere legena o te dashur analiste shume te “pelqyer” nga Saliu dhe Likja! Po si u katandiset keshtu njeres pa dinjitet,genjeshtare dhe te perbuzur dhe akoma nuk kuptoni ku keni rene. Urrejtja u ka zene syte por ju shkateroi si njeres! Nuk jeni me normale! C’dokush mendon qe keni nevoje per doktor njelloj si Saliu!

    1. Normale nuk eshte qe sa here gazetaret bejne punen duke denoncuar afera te dyshimta rilindase, ngrihet kori i batutave bajate me Sali e Lul. Paturpesia dhe mungesa juaj e dinjitetit eshte e pashembullt. Nese di ndonje gje per ceshtjen ne fjale, thuaje me argumenta. Nese jo, riktheju bythelepirjes se e ben shume mire.

  2. sa miri dhe qorri nga qari -mjaft hengret mut,pushoni pak nuk hahet mutii i ter botes vetem se ju thot rama.hani se paku ngjal ilir mete si rama koh pas kohe.se vdisni si krymba qenefi pataj.

  3. Arsyet se pse u lirua Naser Adem Gashi janë ende të paqarta, por gjasat janë se policët e Kukësit jane palluar me Euro ose kane marre nje urdher nga Kryeministri.

    1. /qeke filogrek ti tu dhimbs naj cik vllai qe t vrau policia qe duam ? policia nuk liron kot shifni ceshtjen pastaj flisni te painformuar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *