• |
ide | kryesore

Takimi Bolton – Lavrov/ Një marëveshje e fshehtë ruso- amerikane për kufijtë e Kosovës

Arkiva, Të fundit



Shtetet e Bashkuara të Amerikës dëshirojnë që çështjen e Kosovës ta zgjidhin në një marrëveshje mes tyre dhe Rusisë.  Sipas gazetes serbe ‘Republika.rs’, për një gjë të janë marrë vesh këshilltari për sigurinë kombëtare i Trump, John Bolton, dhe ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, në takimin e tyre të fundit.

Ata thuhet se kanë diskutuar prapa dyerve të mbyllura për hapat me tejshëm për të përshpejtuar dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit në mënyrë që të arrihet një marrëveshje përfundimtare, transmeton Gazeta Express.

Çështja kryesore për të cilën thuhet të jenë marrë vesh Bolton dhe Lavrov, është që Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Rusia të jenë garantues për arritjen e marrëveshjes përfundimtare ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

Administrata e Trump-it deri tani nuk e ka fshehur qëndrimin se kufijtë mund të ndryshohen, ndërsa sa i përket Rusisë, Lavrov e ka përsëritur se Rusia e përkrah secilën marrëveshje e cila është e pranueshme për Serbinë, dhe se Serbia do të ketë mbështetjen e presidentit Putin kur vjen çështja për Kosovën.

Se Moska nuk është kundër idesë për ndryshim të kufijve, e ka konfirmuar dje edhe senatori rus, Alexei Pushkov, në një intervistë për ‘Politiko’.

“Ka një qëndrim të Rusisë që nuk ka ndryshuar. Mbështet secilën marrëveshje të cilën Serbia e konsideron të drejtë. Nëse Serbia bie dakord për korrigjim, nuk shoh ndonjë arsye që Rusia të kundërshtojë”, ka thënë Pushkov.

Ndërkohë, thuhet se Rusia është pajtuar me qëndrimin e administratës së SHBA-së se zgjidhja më e mirë për Prishtinën dhe Beogradin është një marrëveshje, e cila nuk do të sillte konflikt.

Edhe politikania serbe, Jelena Vukoçiq, teksa ka folur për këtë çështje, ka thënë se pa përfshirjen e SHBA-së, nuk mund të ketë marrëveshje.

Ndërsa ish-ministri i Jashtëm serb, Vladislav Jovanoviq, ka thënë se çështja e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të jetë temë diskutimi edhe në takimin e 11 nëntorit që do të mbahet në Paris

/Express/



3 Comments

  1. un nuk kuptoj ,shum me politiken mbasi politika eshte interes,un kuptoj nga domosdoshmerit qe jan ligj funksioni,e nese fuqit e mella duan te zgjillin eshtjen e kosoves,qe pas nuk lene probleme ,jan domosdoshmerit ,ligji funksionit qe eshte e drejta haku e verteta ku te drejten ,e ka percaktuar dhe krijuar vetem zoti botnave,kete smund ta rrezojne asnje qenie njerzore,e nese duan interesin padrejtesin ,padrejtesia do ti perfshin te gjith ,,edhe vet ato,qe bejne do dalin me te fuqishem dhe do tu bejne atyre,,nje gje cuditem ,qe spo binden nga ,feja shkenca ,dhe praktika[historia]qe padrejtesia ska triumf ,nuk eshte ligj funksioni,nuk eshte dobi,,dhe nuk mbahet me force nder njerez,mbasi nga padrejtesia ne do fushe kemi ket ralitet te trishtuar ne cdo kendveshtrim ,ky eshte mendimi im i lire kur bota mbyll dyer per te vegjlit dhe te fuqishmit vazhdojne ende si para 1 shekulli , mbetet per ne te vegjlit tu kujtojme ralitetin objektivitetin ,ne menyre qe te mos gabojne dy here ,mbasi nga optimi pare,pati burim krimi ndaj kombit shqiptare per nje shekull,dhe mendimet e tanisheme po behen popuj kriminel qe do tu konkurojne juve ,sepse ne nje shekull grekerit serbet maqedonet malazezet i perkellelet dhe u mesuan me padrejtesi,tani padrejtesin po mundohen tua imponojne tjereve si drejtesi me fjalen e moderuar interes,asnjeher nuk u pyet kombi shqiptare nese e pelqejne nje marrveshje te tille por ne kete bote me nje nivel te tille kulture ,zhvillimi teknologjie raliteti faktesh te drejtash askush me llun nik mund tu diktojne dhe imponojne kombit shqiptare,far deshirojne shqiptaret te drejtat i kan per vete nuk jua japin tjereve,sepse do banor i tokes,mbi bazen e te drejtave,zhvillon jeten zgjill problemet,nese kan mendime bamirsie putini bashke me trampin per te ndryshuar rregullin e jetes le tua japin pasurit e tyre serbeve grekerve ,maqedonasve malazezeve qe kete shembull ta shohin gjith bota dhe te fillojne dhe mendojne per bamirsi ,ne na takon rralla ne fund,pasi te japin shembullin te mdhenjet,mua me duket tersisht e padrejte te diskutohet me dyre te mbyllura per te drejtat e nje kombi ,nderkohe qe te drejtat dihen ,i thot zoti i kan pranuar njerzimi dhe jan raliteti historik,mbeten vetem te pranohen dhe respektohen ,pyesni do banor te tokes e jep kush te drejten e tije e jepni ju vet te drejten tuaj tjereve,asnje ulleheqes nuk ka te drejte ,te marr vendime ne kurriz te popullit pa pyetur mire ate popull,ndryshe quhet padrejtesi,korrupsion,mos merrni gjerat nga dobesia qe kombi shqiptare eshte i shkatrruar,dhe mund te beni si te deshironi,,ju kujtoj jeta eshte sprove ,per te gjith,,qe zoti po na sprovon dhe baz veprave tona marrim shperblimin apo ndeshkimin e tije,ju ftoj ne drejtesi hak,ne ne do marrveshje te jene te kenaqur jo ullheqesit por popujt,e keto kenaqen vetem me drejtesi hak vetem drejtesia haku eshte kufiri ndares mes te mires dhe te keqes ,kurse zhvillimi mendimit vlerave ,eshte menyra me e mire se sukseseve ,qartesise gjallerise zgjilljeve dhe shpreses njerzore,paqes e siguris harmonis dhe zhvillimit,sepse njerzit arrin piken e kuptimit dhe angazhohen per tu bere ndihmes dhe plotesues ne dobi,me te verteten drejtesin hakun nuk humb askush por te gjith fitojne duke mos ju thyer krenaria askujt, kurse padrejtesia nuk ka asnje ilsi te mire por Çdo gje te keqe me perfundim te keq,po te ishte padrejtesia dobi na kishte urdheruar vet krijuesi saje ta ndjekim por na e ndaloj reptesisht duke na kerenuar me ndeshkim ne dy botet, ne baze te fakteve dhe historise pas nje shekulli vuajtje mashtrim dhe shkaterrim mbi kombin shqiptare,si individ i kesaje shoqerie ku dhe mbi mua ka rene kostoja e padrejtesie dhe vazhdon akoma ,kam te drejten te jap mendimin tim te lire per kombin tim dhe shpresoj qe ky mendim te merret ne konsiderat nga te fuqishmit qe zgjillja perfundimtare mbar kombetare te jete ne qender marrja e mendimit te kombit shqiptare ku per nje shekull po vuan padrejtesin e shekullit kaluar,uroj qe ky shekull te na shoqerojne me te drejten dhe hakun qe zoti na lla,me respekt per te gjith

    1. me mungon germa Ç,dhe disa fjale ne koment me dalin pa kuptim ju kerkoj ndjes ,tani mbani mend germen dhe plotsoni vet kuptimin

  2. Ti more i paemer nuk te mungon vetem nje shkronje por i gjithe drejtshkrimi shqip.Lere kete pune e fillo ndonje tjeter qe nuk ka nevoje per alfabetin shqip.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *