• |
ide | kryesore

Tiranë-Durrës, priten sërish përmbyjte në aksin kryesor të vendit

Lajme, Të fundit



Autostrada Tiranë-Durrës rrezikon të përmbytet edhe këtë vit. Shkak për këtë situatë është mospastrimi i tombinove, që do të lejonin rrjedhjen e lirshme të ujërave në rast shirash.

Përfaqësues të Autoritetit Rrugor Shqiptar që është autoriteti përgjegjës për mirëmbajtjen e rrugës, thonë për TV Scan se e kanë të pamundur të ndërhyjnë, pasi në këto hapësira kalojnë tubacione të ujësjellës-kanalizimeve , linja interneti  apo të energjisë elektrike, që ndër të tjera kanë ndihmuar në mbledhjen e inerteve dhe bllokimin e tombinove. Sipas tyre ndërhyrja do të dëmtonte këto linja, ndaj është e domosdoshme që të gjithë autoritetet përkatës, që i kanë në administrim të marrin masa. Në fakt, situata në terren tregon se pastrimi i tombinove duhet të bëhet sa më parë.

Vitin e kaluar pas përmbytjes së një segmenti të autostradës, prefekti i qarkut Tiranë ngriti një grup monitorimi për situatën e tombinove, në përbërje të të cilit kishte përfaqësues nga të gjithë këto institucione. Por, ndërhyrja e nevojshme nuk është kryer dhe një stuhi me reshje intensive do të bllokonte sërish aksin më të rëndësishëm të vendit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *