• |
ide | kryesore

Universiteti i Tiranës kalon ‘provimin’, akreditohet për 4 vite

Lajme



Universiteti i Tiranës është akredituar me katër vite. Vlerësimi vjen nga Bordi i Akreditimit i cili ka kaluar në sitë standardet e këtij institucioni në disa fusha si organizimi dhe menaxhimi, Burimet njerëzore, Kurrikulat dhe Mbështetja e studentëve.

Vlerësimin pozitiv rektori Mynyr Koni ia atribuoi punës intensive dhe të gjatë të strukturave të Universitetit të Tiranës.

“Në konkluzionet e raportit të vlerësimit të jashtëm, për të gjithë fushat e mësipërme, ekspertët dolën me këtë përfundim: “Ekipi vlerësues i rekomandoi Bordit të Akreditimit se Universiteti i Tiranës i përmbush plotësisht standardet e cilësisë.”, tha Koni.

Në vitin 2017 Agjensia Britanike e akreditimit vlerësoi të gjitha institucionet e arsimit të lartë në vend nga ku Universiteti i Tiranës u akreditua vetëm me një vit nga 6 që është maksimalja. Rezultati i dobët shkaktoi edhe debate të brendshme në këtë institucion, të cilit ekipi britanik i la disa rekomandime.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *