• |
ide | kryesore

(VIDEO) Shikoni si Konstandinos Kaçifas qëllon me automatik ndaj policisë

Lajme, Të fundit



Video më poshtë e siguruar nga Lapsi.al tregon momente të shkëmbimit të zjarrit mes minoritarit grek Konstandinos Kaçifas dhe forcave të policisë.

Video është kapur nga një lokal në Bularat të Gjirokastrës. Pas më shumë se 30 minutash shkëmbim zjarri, 35-vjeçari u qëllua për vdekje nga forcat speciale RENEA, pas disa thirrjeve për t’u dorëzuar.

Çështjen do ta ndjekë Prokuroria e Krimeve të Rënda në Tiranë. Familja e 35-vjeçarit ka bërë kërkesë që autopsia të bëhet nga një mjek ligjor grek.

Familjarët e të vrarit anë shprehur rezerva për të dhënat e palës shqiptare. Ata dyshojnë se 35-vjeçari u qëllua nga afër, duke mos u pajtuar me versionin e dhënë nga pala shqiptare.

©Lapsi.al 



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *