• |
ide | kryesore

Vuçiç: I kërkova Erdoganit të hiqte flamurin e Kosovës dje në Stamboll

Lajme, Të fundit



Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka folur për pjesëmarrjen e djeshme në përurimin e Aeroportit në Stamboll, ku ka thënë se i ka parë Hashim Thaçin dhe Behgjet Pacollin, me të cilët, sipas tij, nuk e ka folur asnjë fjalë. Vuçiç ka thënë se ka kërkuar nga organizatori të hiqet flamuri i Kosovës nga ceremonia ku kanë qenë të pranishëm edhe liderë të vendeve tjera, gjë që, sipas tij, edhe është realizuar.

Presidenti i Serbisë po ashtu ka thënë se dialogu Kosovë –Serbi aktualisht është i “klinikisht i vdekur”. Por, sipas tij, është e nevojshme që të ketë bisedime, por të dihet se për çka të bisedohet.

Vuçiq ka thënë se dje u ka kërkuar organizatorëve, që në ceremoninë e inaugurimit të aeroportit të hiqet flamuri që, sipas tij, edhe ka ndodhur.

Shefi i shtetit serb, ndryshe ka folur për takimin me Erdogan, i cili, sipas tij, është realizuar me kërkesë të Erdoganit duke përmendur investimet dhe ndërtimin e rrugëve./express

 



1 Comment

  1. E paska lene vetem ortakun Vucic, per tu takuar ne Stamboll. por mbase ia ka lene porosite vellait serb porosite e premtimet per bashkepunim Vucic, Rama, Erdogan, , per sfumimin e Kosoves. Politikberesi yne i dekonspiruar, e degjeneruar, nga problemet e medha qe ka bere e shtuar , mesa duket nuk ka pranuar , ose prej zorri,, te mos shkoje ne Stanboll.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *