• |
ide | kryesore

Artan Hoxha zbulon detaje të reja nga vrasja e 35-vjeçarit në Bularat

Lajme, Të fundit



Gazetari i Report Tv, Artan Hoxha zbuloi detaje të reja nga ekzekutimi i minoritarit grek Aleksandros Kaçifas në Gjirokastër. Hoxha tha në emisionin “Repolitix” se 35-vjeçari u vra me 2 plumba, por jo me me snajper. Në momentin e ekzekutimit, sipas gazetarit investigativ ai ka qenë i shtrirë i pozicionuar kundër RENEA-s.

“Të gjitha të shtënat e tij ishin mbi makinën e policisë. Patrulla e policisë së Gjirokastrës me 3 policë është njoftuar nga banorët pas ceremoninë. Ata shkuan në qendër të fshatit dhe ndërsa policët kanë qenë brenda në makinë janë qëlluar.

Ky person ka dalë dhe ka qëlluar me plumba tek e tek. Ai ka kryer shërbimin ushtarak pranë forcave ushtarake greke.

Është njeri i stërvitur. Ai kishte 9 karikatorë, 270 fishekë blindëshpues. Në momentin që ka qëlluar patrulla nuk ka reaguar, por është kërkuar ndihma e policisë së Dropullit.

Armë e tij ishte me shënjestër holografike ndaj u kërkua ndihma e RENEA-s. Ai shkoi më pas në banesë ndërroi veshjen, mori një çantë me fishekë. Qëllimi i RENEA-s ka qenë lokalizimi i personit.

Kur erdhi RENEA ai u ngjit në lartësi dhe kontrollonte të gjithë lëvizjen. Ishin 15 efektivë të RENEA-s. Ai ka dashur të ikë në drejtim të kufirit grek, por mbërritja shpejtë e RENEA-s prishi skemën e tij. U bënë negociata në gjuhën shqipe, iu kërkua të dorëzohej, iu bë e qartë se nuk ka rrugë tjetër veçse të shpëtojë, iu qëllua pranë.

Janë gjetur 38 gëzhoja. Operacioni zgjati 4 orë, nata po vinte, ishte në një zonë kufitare. Ai nuk është vrarë në distancë të afërt. Ai është qëlluar me armatimin e ri, prodhim gjerman HS-Hecler, prodhim gjerman i 2016 i kalibrit 5.65 mm, predhat janë tejshpuese.

Nga ekspertiza rezulton se u godit me dy predha në brinjë nga e majta në të djathtë. Ai nuk u vra me snajper, RENEA e kishte një tip sako bereta, kalibër 308, por nuk është përdorur, pasi plagët do të ishin. Ai ka qenë shtrirë i pozicionuar kur është qëlluar” – tha Hoxha.



4 Comments

    1. o ari jam kail ku te jeshe te vi edhe te shkerdhej motren e cfare te mbane b pragu se nuk dallon dote nje veprim kombetare me ate politike. o bytheqire

  1. Gaztarë leshi, vazhdojnë të shkruajnë ‘ekzekutim’ që do thotë vrajse me paramendim e gjakftotësi (zakonisht nga toga pushkatimi) ndërkohë që kemi të bëjme me një shkëmbim zjarri me policinë

  2. Nje fakt qe nuk permendet nga gazetaret ekstremist shqiptar eshte fakti pse I riu mori armen?? A u provoakua nga policia ne (shtepine e tij) fshatin e vet nje dit hiatorike??? Hoxha eshte nje I fandaksur shifni disa emisione te xhungles eshte do e kuptoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *