• |
ide | kryesore

Fillimi i vështirë i karrierës për këto personazhe

F1, Paparazzi, Slider, Stil



Shumë nga personat e famshëm që sot bëjnë jetë luksoze, vite më parë nuk kanë pasur asnjë gjë në jetën e tyre.

Menjëherë sapo u bënë të famshëm jeta e tyre ndryshoi 360 gradë dhe tani janë në gjendje të mbulojnë edhe shpenzime marramendëse. Më poshtë po ju tregojmë një listë të personazheve, të cilët kanë jetuar prej vitesh kudo tjetër, përveçse në një shtëpi.

Para se Jennyfer Lopez të bëhej e famshme ajo ishte pa një shtëpi deri në moshën 18-vjeçare. Familja e saj ishte aq e varfër sa këngëtarja u detyrua të jetojë disa ditë poshtë një studioje kërcimi.

Vendimi për lënien e universitetit e ndihmoi Steve Jobs të realizojë ëndrrat e tij. Ai në fillim ishte pa një shtëpi dhe mblidhte kanaçe për të fituar para për t’u ushqyer.

Para se aktori Sylvester Stallone të xhironte filmin “Rocky” ai ishte pa shtëpi madje shiti qenin e tij për 50 dollarë. Një javë më vonë pasi u pagua nga filmi e bleu sërish qenin për 3 mijë dollarë.

Steve Harvey para se të bëhej i famshëm ishte pa shtëpi për rreth 3 vite. Flinte në makinë dhe nuk kishte as karburant t’i hidhte asaj.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *