• |
ide | kryesore

Gabimet që bëni me telefonin tuaj

F1, Stil



Telefoni është kthyer në pajisjen më të domsdoshme në jetën tonë dhe mundohemi të kujdesemi sa më shumë për të. Por, nëse doni që telefoni juaj të ketë sa më shumë jetëgjatësi duhet të keni parasysh disa gjëra. Me siguri edhe ju jeni duke bërë disa gabime, pa e ditur që po e shkatërrojnë telefonin.

E lini në dritare ose mbi tavolinë, ku i bien rrezet e diellit

Rrezet e diellit ndikojnë në nxehjen e telefonit tuaj, por edhe pse në pamje të parë duket sikur nuk i ndodh gjë, nxehtësia ndikon në baterinë dhe produktivitetin e telefonit tuaj.

Kur e vendosni në karikim në mënyrë të shkujdesur

Ndodh shpesh që ku jemi përgjumësh ose me nxitim e vendosim karikuesin me forcë. Kjo gjë dëmton si karikuesin edhe vendin e karikimit të telefonit tuaj.

Mospastrimi i pjesës së brendshme të telefonit

Telefoni duhet të pastrohet edhe nga brenda, pasi papastërtitë që mblidhen ndikojnë në keqfunksionimin e tij (ngadalësohet, nxehet), sipas revistaclass. Por, duhet të keni parasysh që të tregoheni të kujdesshëm ose të kërkoni ndihmën e profesionistëve për ta pastruar, pasi mund të prishni pjesët delikate të telefonit.

Zëvendësimi i baterisë origjinale me një fallso

Bateria është “zemra” e telefonit, asnjëherë mos e zëvendësoni me bateri fallso, pasi jetëgjatësia e telefonit nuk do të zgjasë.

Vendosja e telefonit në xhepin e pasmë

Vendosja në xhepin e pasmë përveçse mund ta bëjë më të lehtë për t`ua vjedhur, mund ta dëmtojë telefonin tuaj. Mund të uleni mbi të ose mund ta dëmtoni nga presioni që mund të ushtroni.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *