• |
ide | kryesore

Grekët do hetojnë vrasjen e Kacifës, avokati: Trupin e pashë vetëm 5 minuta

Lajme, Të fundit



Vrasja e Konstantin Katsifas, gjatë shkëmbimit zjarri me forcat RENEA, të dielën në Baularat të Gjirokastrës, vijon të jetë kryefjalw e mediave greke.

“Zougla”, në një artikull të publikuar këtë të mërkurë, jep të tjera detaje lidhur me hetimet nga prokuroria e vendit fqinj.

Drejtësia greke do të shqyrtojë gjithë elementët e vrasjes, ndërsa të afërmit e 35-vjeçarit kanë paraqitur mjetet e identifikimit të viktimës, si i kombësisë greke. Dosja e çështjes u dërgua në Prokurorinë e Athinës nga Janina. Pra, po ndryshohen vendet dhe duart me kalimin e dosjes në organin e akuzës së kryeqytetit për shkak kompetence, pasi kemi të bëjmë me një shtetas grek dhe një krim i kryer jashtë shtetit.

Në të njëjtin artikull, citohet edhe avokati i familjes së viktimës Kostas Giovanopoulos, të thotë se, u lejua vetëm pesë minuta të shihte trupin dhe kjo e kufizon të japë detaje.

Një ditë më parë, Ministria e Jashtme në Tiranë, njoftoi se kishte thirrur ambasadoren greke dhe se, kryediplomates,“iu theksua se ngjarja e rëndë po hetohet nga Prokuroria Shqiptare”.

“Ky institucion është autoriteti i vetëm që në bazë të Kushtetutës dhe legjislacionit penal shqiptar kryen hetim të pavarur për çdo vepër penale që ndodh në territorin e Republikës së Shqipërisë”, thuhej në një reagim për mediat të Ministrisë së Jashtme.

*

(30 Tetor 2018) Prokuroria greke nis hetimet për vrasjen e Kacifas nga RENEA, dëshmojnë familjarët

Prokuroria e Greqisë ka marrë në dorë dosjen për hetimin mbi vrasjen e Konstandinos Kacifas.

Lajmi bëhet i ditur nga mediat greke, ku thuhet se dosja e kësaj çështjeje u dërgua në Prokurorinë e Athinës nga Janina, ku ishte motra e viktimës ajo e cila kishte dorëzuar edhe dokumentet e identifikimit të 35-vjeçarit grek.2539779

Kështu, mediat greke shkruaj se tashmë ndryshon vend dhe duar hetimi për Katcifan, duke i kaluar Athinës zyrtare për shkak të juridiksionit, sa i përket një shtetasi grek për një krim të kryer jashtë vendit.

Dosja e çështjes u formua pas një raporti dhe dëshmisë së të afërmve të tij.



1 Comment

  1. kembanat e janatullosit qe greket e ruset i varen ne qafen e rames ne jerusalem po kumbojn fuqishem..pse nuk ndihet tash morri i qenefit negjmije rama me pleshtin e qenefit negjmije vangjush dako.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *