• |
ide | kryesore

Inter frikësohet, në stërvitjen e Barcelonës shfaqet Messi

Sport



Barcelona ka njoftuar se Lionel Messi është kthyer të stërvitet në fushë paraditen e sotme, dhjetë ditë nga fraktura e radius të pësuar në sfidën kundër Sevilla, shumë më shpejt në krahasim me grafikun e rikuperimit të fiksuar nga mjekët. Pleshti djeg etapat, duke surprizuar klubin katalanas që kishte parashikuar 3 javë ndalesë për argjentinasin, si kohë e nevojshme për të rikuperuar dëmtimin e duke frikësuar Inter, që sheh mundësinë për ta parë Messin në fushë në ndeshjen e kthimit.

Megjithatë fakti që Barcelona ka fituar dy ndeshje të rëndësishme kundër Inter, si dhe në El Clasico ndaj Real Madrid, pa yllin saj më të shndritshëm, i kanë bërë katalanasit ta presin me qetësi kthimin e argjentinasit në fushë, duke e bërë të mundshme edhe mundësinë e mos grumbullimit të tij në ndeshjen e kthimit të Champions League kundër Inter në ‘San Siro’.

Numri 10 në stërvitje ka bërë vetëm ushtrime lëvizshmerie për të fituar konfidencën me fushën, por pavarësisht nxitimit të Messi, kohët e rikuperimit mund të respektohen, që do të thotë se mendohet të jetë gati për përplasjen me Atletico Madrid.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *