• |
ide | kryesore

Ka dicka tek transferimi nga Santos: Neymar rrezikon 6 vjet burg

Sport



Neymar rrezikon deri në 6 vjet burg për shkak të parregullsisë së gjetur në transferimin e tij nga Santos tek Barcellona. Lajmin e ka bërë të ditur në Barcellona, gjykatësi Josè Maria Vazquez Honrubia, që po merret me cështjen.

Akuza është për korrupsion e të pandehur, përvec sulmuesit të Paris Saint Germain, janë i ati, presidenti i Barelonës, Josep Maria Bartomeu, e paraardhësi i tij Sandro Rosell. Vazquez Honrubia ka specifikuar se në teori dënimi për këtë lloj krimi shkon nga katër në gjashtë vjet heqje lirie e që pikërisht për këtë arsye janë tre gjyktaës që duhet të japin vendimin, rrethanë që mund të zgjasë së tepërmi kohët e procesit.

Vlen të kujtohen faktet që e sollën cështjen në këtë pikë. Në një moment të parë Barcellona kishte deklaruar se shuma e kalimit të Neymar nga Santos tek Barcellona arrinte shifrën 57,1 milionë euro, nga të cilat 17,1 shkuan për Santos e 40 për familjen e futbollistit. Sipas drejtësisë spanjolle, shifra e shpenzuar është të paktën 83.3 milionë euro.

Hetimi ka nisur nga një denoncim i fondit DIS, që merrte përqindje nga kartoni i Neymar, e që nga operacioni ka marrë 6,8 nga 17,1 milionë të destinuar për Santos. Sipas avokatëve të DIS, Neymar e Barcellona janë akorduar për të mbuluar shumën e vërtetë të operacionit. Në deponimin e tij, Neymar ka deklaruar që në atë moment mendonte vetëm të luante futboll e që kishte besim maksimal tek i ati, që është edhe agjenti i tij.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *