• |
ide | kryesore

Këshilli i Sigurimit të OKB vendos të mblidhet për situatën në Kosovë

Lajme, Të fundit



Këshilli i Sigurimit të OKB-së do të mbajë një konferencë për situatën në Kosovë në muajin nëntor. I dërguari special dhe shefi i UNMIK-ut, Zahir Tanin do të raportojë për zhvillimet aktuale dhe raportin e fundit të Sekretarit të Përgjithshëm.

Sipas DW, Serbia do të marrë pjesë në takim me përfaqësues të nivelit të lartë, ndërkohë që Kosova do të prezantohet nga ambasadorja në SHBA, Vlora Çitaku.

Këshilli i Sigurimit e ka bërë praktikë, mbajtjen e takimeve informuese një here në tre muaj. Në muajin gusht, kur presidenën e Këshillit e kishte Mbretëria e Bashkuar, u vendos të mos mbahej takimi për Kosovën sepse ambasadorja Karen Pierce tha se Kosova nuk kishte kërkuar takime të tilla.

Një nga temat kryesore, me të cilën Këshilli i Sigurimit përballet në Kosovë është ruajtja e stabilitetit dhe ulja e tensionit midis Prishtinës dhe Beogradit. Një çështje tjetër është roli që mund të luajë UNMIK për zbatimin e marrëveshjeve ekzistuese midis Beogradit dhe Prishtinës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *