• |
ide | kryesore

Koncesionet/ Me pagesë edhe autostrada Tiranë-Durrës

Lajme, Të fundit
tirane-durres.jpg



Autostrada Tiranë-Durrës do të jepet me koncesion dhe kalimi në këtë aks do të jetë me pagesë. Qeveria parashikon të japë me koncesion edhe një aks tjetër, Kashar-Rrogozhinë.

Të dhënat për vlerat e kontratave jepen në relacionin e projektbuxhetit të vitit të ardhshëm. Kontrata e koncesionit të autostradës, sipas buxhetit, do të përfshijë ndërtimin, operimin dhe mirëmbajtjen e saj nga privati. Vlera e investimit të kryer nga privati llogaritet në 49,1 miliardë lekë.

Në relacionin e buxhetit përcaktohet se dhënia e tyre me koncesion do të bëhet në vitin 2019. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë konfirmoi dje se është depozituar një propozim nga një subjekt privat për realizimin e projektit me koncesion për të dyja autostradat, Tiranë-Vorë-Durrës dhe Kashar-Rrogozhinë.

Ministria e Infrastrukturës sqaron se e gjithë kostoja e ndërtimit do të përballohet nga privati dhe kalimi në këtë aks do të jetë me pagesë. Përveç kësaj, ministria sqaron se do të ketë edhe një rrugë alternativ pa pagesë.

“Propozimi ka për qëllim të ofrojë një zgjidhje të qëndrueshme për të ulur ngarkesën në të gjithë rajonin, Tiranë, Durrës dhe Rrogozhinë. Skema e propozuar parashikon ndërtimin e veprave në fjalë në dy faza. Së pari, zgjerimin e aksit Tiranë Vorë-Durrës, rehabilitimin e rrugës dytësore Tiranë-Durrës përmes Ndroqit dhe asaj të aksesit për bizneset.

Së dyti, në një fazë të mëvonshme, përtej 2025, parashikohet ndërtimi i aksit tjetër KasharRrogozhinë. Skema e propozuar parashikon që të gjithë koston e ndërtimit e përballon koncesionari privat, i cili vendos një tarifë për kalimin duke garantuar shlyerjen e investimit dhe fitimin e arsyeshëm pa rënduar mbi buxhetin e shtetit. Qytetarëve u krijohet edhe mundësia e kalimit pa pagesë përmes rrugës alternative”, sqaron Ministria e Infrastrukturës.

Nga ana tjetër, ministria e Infrastrukturës shprehet se ende nuk ka një vendimmarrje dhe se do të analizojë propozimet, shkruan gazeta Panorama.

“Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë është duke analizuar këto propozime, nuk ka asnjë vendimmarrje dhe në rast të një konkluzioni pozitiv, do të ndiqen me transparencë të plotë të gjitha procedurat e përcaktuara në ligj, duke garantuar mbrojtjen maksimale të interesave të qytetarëve shqiptare. Projektet e paraqitura kanë për referencë kosto tavan dhe jo kosto konkrete të realizimit. Kostot finale të projekteve përcaktohen vetëm pasi të ketë projekt zbatimi të miratuar për realizimin e veprave në fjalë”, thuhet në reagim.



5 Comments

  1. Ata e provuan me rrugen e Kombit dhe kur e pane qe mileti albanistanas nuk doli me ne proteste ata po vazhdojne ti vene shkelmin ne fyt. Kjo eshte e padegjuar qe rruget qe jane ndertuar nga fonde publike ti jepen privatit per shfrytezim. Mire jua ben dhe e meritoni tjua bej me keq perderisa rrini si dele

  2. Koncensioni vihet ne rast se populli nuk paguan taksa rruge, e taksa ambjenti, e tasa trotuaresh, e sa e sa qe vidhen e shperdorohen nga pushteti. Perse na u dashka ky koncesion, kur populli ka vit,e vite qe po paguan taksat e rruges, e prape rruget jane ngritur me borxhe, ku kane vajtur parate? Per kete perse nuk behet nga qeveria njepasqyre ne vite e takses se rruges, e se ku jane perdorur, por qenka e domos doshme koncesioni. Nje logar fare e thjeshte,,, ne shqiperi jane 550000 mjete transporti, te tera me karburant punojne, te tera e blejne me takse rruge, bejeni llogarine, se sa litra harxhojne e sa paguajne per taksen e rruges. Do ishte e mjaftueshme ajo shume per mirembajtjen e rrugeve plotesisht, por ne raste te vecanta edhe shteti ka nderhyrjet e tije per tu ardhur ne ndihme qytetareve te vet. E shikoj me tendence te dhenies me koncesion kete rruge per qellime abuziveme fondet publike, ne sherbim te oligarkeve. Zoti na ruajte, se keta edhe buken do vije dita qe ta blejme me koncesion.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *