• |
ide | kryesore

“Kukësi është i mirë 45 minuta”: francezi Chafik nuk përdor lojëra fjalësh

Sport



Kukësi i drejtuar nga Armando Cungu, nuk është se ka shkëlqyer në dy fitoret e fundit kundër Kastriotit e Lacit, por ka ditur të marrë rezultat dhe në këndvështrimin aktual të teknikut shkodran, në këtë moment rëndësi kanë pikët, për më tepër të marra në transfertë.

Kundër vendit të fundit të renditjes një fitore me përmbysje, që erdhi vetëm në pjesën e dytë. Vështirësi të pakuptueshme në të shprehur në fushë, ndoshta të diktuara edhe nga momenti jo i Reginaldos.

Edhe ndaj Lacit ishte e njëjta situatë, por të paktën aty prapavija rezistoi deri kur Chafik Tigroudja, nxorri nga repertori një asist magjik për golin e vetëm të ndeshjes. Mesfushori francez që po rritet cdo ndeshje në përfaqësimet e tij, nuk heziton të bëjë bilancin pa përdorur lojëra fjalësh, duke theksuar se për momentin intensivisht kuksianët po luajnë vetëm 45 minuta në mënyrën e duhur.

“Po fitojmë, por nuk po fitojmë me rezultat 3-0 apo 4-0 – shpjegoi Chafik -. Problemi në këtë moment është se, si luajmë një pjesë loje, nuk luajmë tjetrën. Kundër Kastriotit nuk luajtëm mirë pjesën e parë, ndërsa e dyta ishte e mirë. Edhe me Lacin ishte e njëjta situatë. Folëm në dhomat e zhveshjes me njëri-tjetrin dhe përmirësuam lojën tonë. Duhet të jemi të mirë 90 minuta, por për momentin jemi vetëm 45 minuta”.

Flamurtari është një nga ato skuadra që në fazën e parë e ka mundur Kukësin, madje me një gol të ish-qendmbrojtësit të bluve, Alla. Në ndeshjen që do të luhet në Kamëz, Kukësi vjen me pretendimet e një skuadre që kërkon të ngushtojë akoma diferencën me kreun dhe koshient se duhet të mos t’i japë shpresë vlonjatëve me afrimin në klasifikim.

“Qëllimi i skuadrës është të fitojë cdo ndeshje – deklaroi mesfushori me origjinë algjeriane -. Këtë synim kemi edhe kundër Flamurtarit. Humbëm vërtetë ndeshjen e parë me ta, por tani vijmë nga dy fitore rradhazi dhe nuk duam të ndalemi. Besoj se do t’ia dalim edhe kundër Flamurtarit”.

Për momentin shqetësimi i vetëm për teknikun, Armando Cungu, është gjendja fizike e Dazria. Gjeorgjiani ka patur një shqetësim në trinën e djathtë gjatë seancës së djeshme stërvitore dhe është stërvitur i diferencuar. Mesfushori megjithatë po tenton të jetë gati për Flamurtarin, ashtu si edhe Shameti. Kukësi kërkon të ketë mbështetje maksimale për takimin delikat me Flamurtarin, gjë që e ka bërë të lërë hyrje të lirë për tifozët…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *