• |
ide | kryesore

Ndryshimet në kuvend/ Rama po i trembet arrestimit të deputetëve

Arkiva, Kryesore



Vala e skandaleve që po i plasin njëri pas tjetrit me sa duket e kanë detyruar Edi Ramën që ti mbrojtë deputetët e vet nga denoncimet e ardhshme. Shumica parlamentare është ngërthyer kohët e fundit në një sërë ndryshimesh që konvergojnë të gjitha në të njëjtën pikë: në forcimin e imunitetit për deputetët nëse ata preken nga arrestet e prokurorisë. Agjensia BIRN ka zbuluar sot një manovër të mbajtur në hije të Byrosë së kuvendit të Shqipërisë, i cili krijon një mbrojte të veçantë ligjore për deputetët ndaj të cilëve kërkohet kontrolli i banesës ose privimi i përkohshëm i lirisë. Në dokumentin e titulluar : “Udhëzuesi i Detajuar për Sjelljen në Kuvend”,  hidhen dyshimet se kërkesa e prokurorisë për arrestimin e një deputeti mund të përbëjë edhe komplot për të krijuar destabilitet gjë që cënon pavarësinë e kuvendit.

Birn: “Filtër kundër destabilizimit”, parlamenti forcon imunitetin e deputetëve

Ky dokument, i votuar nga shumica socialiste në shtator, përbën në thelb një interpretim të “kodit të sjelljes” të miratuar në prill 2018, i cili sanksiononte se  deputeti nuk duhet të abuzojë me imunitetin parlamentar, duke e përdorur atë për të penguar një arrestim të mundshëm.

Gjashtë muaj më pas,  socialistët po e kthejnë pllakën duke servirur një interpretim në mënyrë krejt të ndryshme.

Kjo nuk është tentativa e parë e Ramës për të forcuar koracat mbrojtëse për njerzit e tij.

Në janar të këtij viti, kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla, propozoi një amendim në rregulloren e Kuvendit me argumentin se procedura e heqjes së imunitetit ndaj arrestit ishte e paqartë. Sipas ndryshimit të propozuar, Prokuroria duhet të shoqërojë kërkesën për lejim arresti me “prova” ndërsa Kuvendi (d.m.th. shumica parlamentare) fiton të drejtën të gjykojë mbi vlefshmërinë e provave.

Socialistët duket se u tërhoqën nga propozimi pas kritikave të opozitës, e cila e shpalli atë një nismë që synon ta kthejë kreun e shumicës parlamentare në gjykatës të provave të prokurorisë. Por me sa duket tërheqja paska qenë taktike dhe ajo po ringjallet në një formë tjetër.

©Lapsi.al

Analiza/ Andi Bushati: Në kryeministri ka pllakosur paniku

Ndryshimet skandaloze:

Kodi i Sjelljes së Kuvendit mbi imunitetet thotë: 
Kufizimi i imunitetit
1. Deputeti nuk duhet të përfitojë nga imuniteti i tij për të penguar veprimet e drejtësisëpër të kërkuar arrestin, heqjen e lirisë në çfarëdolloj forme, ose ushtrimin e kontrollit personala të banesës për kryerjen e një krimi të rëndë, përfshirë korrupsionin dhe shpërdorimin edetyrës.
Komentari mbi Kodin e Sjelljes së Kuvendit mbi imunitetet thotë:
“Ky mekanizëm procedural është mbrojtje e veçantë ligjore, kur ndaj tyre kërkohet masa e arrestit, heqja e lirisë në çfarëdolloj forme, ose ushtrimi i kontrollit personal të banesës nga organi i akuzës dhe që shërben si filtër i verifikimit, nëse kërkesa synon presionin, destabilizimin, ose cenimin e pavarësisë së institucionit.
Dispozitat procedurale, që parashikojnë rregullat dhe mënyrën e shqyrtimit dhe lëshimit të autorizimeve për kufizim të të drejtave të deputetit, kanë si qëllim që, nëpërmjet procedurave, të verifikohet nëse kërkesat e paraqitura nga organe që përfaqësojnë pushtete të tjera të pavarura, synohet ose tentohet që nëpërmjet goditjes së individit, të dëmtohet ose tё preket funksionimi normal dhe pavarësia e institucionit.

 

 

 



4 Comments

  1. Kur ka ra epidemia shteti vendos gjendjen e jashte zakoneshme, por kur ju ka ikur ndergjegja, e jeni katile, do mundoheni qe ne cdo menyre ta mbani pushtetin, me ligje per mos tju cenuar padrejtesia qe i beni ketij populli. Ligji eshte anti demokratik, hileqar e i pa ekzekutueshem, mbasi votohet nga nje parti, kur shteti eshte multi partiak, e qe themi demokratik, por puna qendron ndryshe nga kjo nese ky ligj do mun te zeje vend ne zbatim pasi europe shtetet demokratike kurre s;do mund ta aprovojne nje ligj komunist. Ketu do jemi, dhe kyKM, do e pesoi si Caushesku, sepse i eshte mbushur kupa, e durimi nga populli qe nje psikopat nuk mund te drejtoje nje popull te vuajtur ne shume vite.Koha po afron, dhe kenaqesite, e euforite e batakciut psikopat do perfundojne shpejt, dhe ky do ike me bishtin ner shale, nese se nxene.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *