• |
ide | kryesore

Në kryeministri ka pllakosur paniku

1, Arkiva, Ide



Nuk ka mënyrë më të mirë për të kuptuar frikën e shkaktuar nga “bombat” që përgatitet të plasë opozita, sesa të vëzhgosh se si reagon pala që mund të preket nga to.

Ne të gjithë mund të qeshim më ato që kumton “qytetari dixhital” i Berishës – dhe ai vetë, na ka dhënë mëse një rast për këtë-; ne si shumëkush mund të jemi skajshmërisht mosbesues ndaj Bashës – pasi ai më shumë sesa një herë e ka përqeshur të vërtetën-; por në asnjë mënyrë, ne nuk mund të mos mbajmë shënim mënyrën se si po sillet Edi Rama në këtë situatë të re.

Dhe këtu nuk e kam fjalën për momentet e aktrimit prej kllouni, në të cilat ai shkëlqen si askush tjetër, as për fabulat që tregon se gjithçka është një farsë e përgatitur në Kinostudion e ShQUP-it, as për promovimin televiziv të modeleve idioteske të “Xhuxhit”, që tentojnë ti mbysin faktet duke i qesharakizuar.

Aspak. Mënyra për të kuptuar është të përpiqesh të lexosh aktet institucionale që po ndërmer Rilindja. Dhe ato janë lehtësisht të lexueshme.

Sot, agjensia investigative BIRN zbuloi një dokument skandaloz të miratuar nga kuvendi, i cili mëton t’u japë një korracë më të fortë imuniteti deputetëve. Sipas tekstit të bërë publik edhe nga Lapsi.al (shiko këtu poshtë), në këtë dokument aludohet se rilindasit duhen mbrojtur nga arrestimet, pasi duke kërkuar ato, prokuroria mund të dojë të bëjë një komplot për të krijuar destabilitet.

Ndryshimet në kuvend/ Rama po i trembet arrestimit të deputetëve

Kjo, logjikë haluçinante që të kujton, si lajthitjet e çartura të Berishës pas 21 janarit, po ashtu edhe ato të Edi Ramës pas denoncimeve të nënkomisar Nuhut, është e qartë se kërkon të mbrojë pjestarët e organizatës kriminale të Rilindjes, nga denoncimet e ardhshme.

Edhe më e fortë bëhet kjo hipotezë kur kujtojmë se Qeveria ka ndërrmarrë një nismë për forcimin e ligjt kundër shpifjes, me shpresën se do të pengojë opozitën dhe mediat të publikojnë materialet që kanë nëpër dosje.

Edhe më e besueshme bëhet ajo, po ti shtosh faktin se tentativa e parë u bë duke vënë në krye të institucionit të akuzës, një kryeprokurore kamikaze, për të cilën fillimisht u tha se do të qëndronte dy-tre muaj, se nuk do të bënte zëvëndësime të varësve dhe nuk do të ndërhynte në çështje konkrete.

Por, me sa duket tani zullumi është aq i madh, sa atë nuk mund ta mbulojë një militante e mangët si Arta Marku.

Prandaj, Rama ka kaluar në shtimin e masave të tjera që tregojnë se ai po vepron duke improvizuar në panik.

Eshtë pikërisht kjo zemërdridhje dhe frikë, që pjell absurditete të tilla, si dokumenti i zbuluar sot, i cili tenton të forcojë imunitetin e deputetëve ndaj arrestimeve.

Dhe janë këto masa që na tregojnë qartë peshën e bombave që parathotë opozita, sado mosbesues që ne të jemi ndaj saj.

©Lapsi.al

 



16 Comments

  1. Fridrich Nietzsche shprehej: “Nje kinez i vjeter thoshte se, kur nje perandorie i vjen fundi, ajo ka shume ligje.”

  2. Dhe si mund te quhet ligj i votuar nga nje parti, kur themi qe jemi shtet demokratik, por qe na udheheq nj parti, e po ta shohesh ne brendesi ne menyre, e veprim, keta jane bijte e kurvit, kuqale te sotem, keshtu me trashegimenine gjenetike keta e quajne shtetin pronen e tyre, e andaj edhe kete ligj per mbrojtjen e vete vetes,, e bejne se e dine qe jane te menderosur, nga i pari e deri tek i fundit.

  3. Edhe Saliu keshtu ka bere prandaj e hengri ne to semes.Shume thenie ka,ci do,Rama eshte shume I dobet por ska opozite .me keto loqe femrash nuk merret pushteti.Vijne era parfum,nuk bejne as per ate Pune,Jane te tredhur.

    1. Ti mut që edhe emrin tënd nuk di të zgjedhësh, ke surrat të komentosh për Saliun.

  4. Shikon fotografine ne krye dhe mendon se kjo “zonjushe zoonje” me syte blue eshte e mire nga zemra sic i ka syte! Nuk thone kot qe “syte jane shprehja e zemres”! Por jo brenda tyre gjallon fisi Kapo dhe Bushati! Saliu na e emertoi Andin por edhe Tosin demokrate si edhe veten e tij! Komunistet nuk mund te jene demokrate! Ligesia e ketij spurdhjaku eshte e neveritshme!

    1. Ti mut s’di të zgjedhësh një emër për të qenë, qenke në gjendje të njohësh se kush është Bushati.

    2. Kur te fillosh ndonje dite te fokusohesh tek thelbi i atyre qe lexon dhe jo tek ngjyra e syve te atij qe e shkruan, mbase do te te vijne syte dhe nuk do jesh me “qorr”.

  5. Nje shkencetar i madhe thote : Nuk e di se me çfare armësh do të bëhet Lufta trete Botërore , por di me siguri qe Lufta e katert Botërore do të luftohet me shkopinj dhe gurë . Ndersa ne kete rast , une nuk arrije te kuptoj kete veprim te tyre , por kuptoj se dita e gremisjes se tyre eshte shume e afert .

  6. Shqiperia po boshatiset e ne komentojme..As turku se beri per 500 vjet kete qe po bejne keta ne 5 vjet..te gjithe me valixhe per te ik.

    1. Cfare nuk beri Turku? Ne kohen kur hyri Turku shqipja flitej ne pakice, dhe ne kohen kur hiku shqipja flitej deri ne Beograd. Hyri dhe ishim te asimiluar ne grek e serb dhe hiku duke na lene shqiptar. Mos krahaso Turkun qe ngriti shqiptarine ne kembe me keta palo tradhetar qe dhe shqip sflasin dote me po na flasin me theks italjan. Turkut beji shyqyr.

  7. Bushat djali. Kur hyn neper portale shqiptare sikur hyn ne faqet e habereve te fshatit. Bota po ndryshon me hapa gjigande dhe ne akoma spo gjejme dote kush ja dha habilajve skafin. Del ai e na mban dy ore ligjerate llapa llapa jam i pafajshem jam me ndergjegjie etj. Kemi dy vite qe bejme te njejtat muhabete del muc nano pastaj na ha dhe trapin me bythelepirje te papare, i eshte bere hunda kafe nga vesi i keq. Eshte gallat po te mos ishte kaq e dhimbshme. Fakti eshte ky, keta nuk i polli nena dhe ne njerka qe na rine mbi krye, keta lapangjoze ne po te duam i heqim, i perplasim ne toke, po te duam. Por ja qe sduam sepse skemi kapacitetin e duhur moral shpirteror mendor etj, dhe rrime si pula te lagura presim ndonje sevap nga te tjeret a nga keta vete. Prandaj dhe analizojme pa fund nderkombetaret kombetaret kultivuesit e hashashit e me rradhe, dhe populli sa vjen e po varferohet me shume. Me gjithe kete shpenzim te energjise qe kemi bere gjate ketyre viteve duke analizuar cdo krim e idiotesi po ta permbledhim do te mjaftonte te kultivonte tek njerezit ne vend te pashpresise shprese dhe guxim per te dale ne rruge e per ti mare perpara te tere dhe te tera te klases politike dhe per ta rinisur nga e para.

  8. Ty bushat nuk te quan me pucist si 21janar,ti shkruan si ke qef,shpif sa te duash,genjen duke zbukuruar,zmadhon me shume ate qe te tjeret e shohin sic eshte,ti ben sikur punon por rri ne vend,ke pese vjet qe shkruan,thua ti por nuk kape nje dosje ti shkosh deri ne fund,keshtu fitohet publike,por ti vetem flet flet flet flet dhe publiku te ka braktisur,me disa miq ke thene ne si analiste nuk kemi me ndikim,edhe vete e ke kuptuar,prandaj me serioz,shkruaj me pak por Godit me te verteta.

  9. O mjerana a e dini ku e keni ju problemin qe komentoni pa lidhje skeni guxim kurajo te coheni krejt ne kembe e te largoni keta bastard qe dita dites jan duke i larguar rinine shqiptare nga atedheu po fajet i ka edhe sindromi komunist qe jeni infektar nga me i vjetri deri te rinia e droguar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *