• |
ide | kryesore

Pse opozita po e ruan Veliajn nga akuzat për lidhje me krimin?

Arkiva, Kryesore



Lulzim Basha publikoi në fillim të kësaj jave një listë të hierarkëve socialistë të cilët sipas tij duhet të përfundonin në burg. Saimir Tahiri, Fatmir Xhafaj, Taulant Balla, Vangjush Dako, Qazim Sejdini e plot të tjerë, u akuzuan për lidhje të provuara me krimin.

Por ajo që be në sy në këtë listë është mungesa vezulluese e Erion Veliajt.

Lexo më tej:

Basha rreshton emrat: Këta janë drejtuesit e PS që duhet të arrestohen menjëherë

Si ka mundësi, nëse PD këto akuza nuki bën në bazë të fakteve, por thjështë për qëllime politike, ajo “ta falte” kryebashkiakun e Tiranës?

Si ka mundësi që kur përpara ka betejën dhe garën më të madhe, atë për të fituar Tiranën, PD ta ruante nga përbaltja Lali Erin?

Këto dilema të bëjnë të mendosh se akuzat për të gjithë ata që përgojon opozita kanë një bazë reale, por ajo nuk ka mundur të gjejë prova për të goditur edhe kreun e bashkisë.
Në fakt, në këtë konstatim, ka diçka të vërtetë. PD e ka masakruar sa herëi është dhënë rasti Erion Veliajn, si për lidhjet me oligarkët, si për lejet e ndërtimit, si për korrupsionin me pasojë vrasjen e Ardit Gjoklajt, si për kapjen e mediave, por ajo nuk ka mundur të nxjerrë asnjë fakt për lidhjet e tij me kriminelë.

Madje duke e ditur këtë, vetë Veliaj,i ka ofruar publikut shfaqe të shëmtauara nga ato që di të prodhojë ai, si atëherë kur deklaronte se nuk pyeste për të fortët, duke triumfuar mbi një pronë të Shullazit.

Emiljano Shullazi në qeli, Erion Veliaj e provokon nga Facebook

Në realitet, ka një mendim të përhapur, si në qarqet politike shqiptare ashtu dhe tek diplomatët që ndodhen në Tiranë, për një ndryshim të dukshëm mes pushtetit të Ramës dhe mënyrës si përpiqet të qëndrojë në lojë Veliaj.

I pari e mbështet forcën e tij mbi tre kollona, paratë e oligarkëve të cilëve iu bën favore, manipulimin ekstrem të mediave dhe lidhjeve me botën e errët të krimit, të cilëve iu jep liri të plotë për trafiqet e tyre, për ti përdorur më pas elektoralisht (si ç’u provua së fundi në rastin e Dakos).

Ndërsa Veliaj, qëi ka po aq për zemër oligarkët dhe kapjen e mediave,i është ruajtur ekstremisht lidhjeve me kriminelët.

Vetë distanca gati armiqësore që ai krijoji me Saimir Tahirin, për sa kohë kyi fundit ishte në pushtet,i ka dhënë atij bonus në publik.
Pikërisht, kjoi ka bërë një pjesë të diplomatëve të huaj, nga ata që kanë ndhimuar në katapultimin e tij politik që në kohën e “Mjaft”, e deri tek ata që merren sot me punët e Shqipërisë, ta shohin Lali Erin si të keqen më të vogël.

Të gjithë ata që nuk e pranojnë dot rikthimin e falangave të Berishës në pushtet, por që nga ana tjetër e shohin si u degjeneron para syve mes skandalesh të njëpasnjëshme, ngrehina kriminale e Ramës, po e projektojnë kryebashkiakun si një plan “B”. Në këtë skenar po ndikon jo pak edhe partia e dytë e opozitës, LSI.

Monika Kryemadhi vazhdon të ngulmojë se Rama nuk do e rikandidojë Veliajn, madje ajo çuditi mbarë botën kur deklaroi se mund të votonte edhe për Erion Velinë në zgjedhjet lokale.

Kryemadhi: Rama do “ia hajë kokën” Veliajt, nuk e rikandidon në Tiranë

Habit Monika Kryemadhi. Vetëm ajo e sheh lali Erin si viktimë të Ramës

Ndoshta LSI, mendon të kapërcejë sërish ylberin dhe të rikthehet në një koalicion të majtë, të kryesuar nga Veliaj, nëse Rama rrëzohet.

Pikërisht për këtë, ndoshta pa vetëdije, po ndikon edhe PD. Duke e fokusuar me të drejtë betejën e lidhjeve të qeverisë me krimin, ajo indirekt po vizaton një Erion më të pastër se rilindastit e tjerë, që mund të mbetet e vetmja shpresë e socialistëve, nëse Ramën e përthith brenda vetes bataku ku është zhgryer. Dhe këtu PD gjendet në një rreth vicioz: A duhet të këmbëngulë në këtë luftë, kur ajo mund ti pjellë një mostër të re, që do të duhet sërish shumë kohë për ta rrëzuar nga froni?

©Lapsi.al



21 Comments

  1. Lapsi thote qe edhe pse PD ka kerkuar fakte e ska gjetur gje per Veliajn, duhet ta kishe futur tek ajo liste gjithsesi. Ketu kuptohet gjithe mendesia e kazanit mediatik shqiptar.

  2. Lali Llumi nuk”i ruhet ekstremisht lidhjeve me kriminelet”. Ai eshte nen sqerullen e ngrohte dhe plot deodorant te Patriarkut Rama.
    Sapo ky te hape sqetullen, do ta shohim sa do t’u rihet krimineleve Lali

  3. “Pse opozita po e ruan Veliajn nga akuzat për lidhje me krimin?” se nuk eshte i lidhur me krimin. Nqs opozita po e ruan nga akuzat per krimin atehere i bie t´ia kete fut kot per te gjith ata qe ka akuzuar

  4. Edhe ato oligarket e ndertimit apo te tenderave qe jane te lidhur me eri pederastin nuk jan ma pak kriminele se fjala vjen shullazi e lul berisha . Ate qe morin oligarket morin dhe te kqinjte. Oligarku mer trull ndertimi dhe i keqi e mer po keshtu dhe me tenderat. Pra si rame pederasti dhe eri pederasti jane te lidhur me kriminele. Njoni i ka pa shkolle tjetri i ka intelektuhale.

  5. Lidhjet e Veliajt me krimin jane te qarta, parate e kullave jane teresisht para droge e nuk po vijne nga sistemi bankar.

    “E mira” e tij eshte se ai po punon me oligarket, jo me kriminelet qe pastrojne parate nepermjet oligarkeve. Ne kete plan, te pakten, mund te thote se nuk ulet te bej pazare me kriminelet si Rama, Tahiri, Balla and co.

    Nga ana tjeter, eshte po aq e qarte qe keta oligark trajtohen me pekule nga te dyja anet pasi kane kryer te gjithe pislliqe me ta, dhe nuk duan ti shembin kaq kollaj.

    Por a eshte Erion Veliaj ne funksion te krimit? Absolutisht more qe eshte, nuk ka si te mos jete ne nje organizem politik i cili pushtetin e ka marre dhe e mban prej krimit.

  6. Luli te meret me oligert musten trafikant i rrezikshem ne kukes dhe fotot qe ky publikon nga zyra e PD te me te luli saliu frpd istat,me kete meru o Andi ,erioni ka shume dokumenta per lulin prandaj nuk ndjehet

  7. Ne nje vend normal Demokratik,Erion Veliaj do te ishte ne burg tani.Por,kush do ta fusi,”rilindja”?!
    Gati te gjith funksionaret e PS-s, jan perfshire ne afera korruptive,ku hyn edhe Veliaj.Sistemi korruptiv
    bizantin dhe osman(sidomos osman),qe kan trasheguar Shtetet Ballkanike edhe sot,eshte kultivuar ne
    mentalitetin e popullit si nje fenomen normal,aq sa shumkush e tregon me krenari;un vjedh Shtetin
    dhe jo popullin,pra hajdut i”ndershem”.Por,te vjedhesh Shtetin,do te thote te vjedhesh takspaguesit,
    te vjedhesh djersen e popullit.Tek Perendimoret eshte e kunderta,te vjedhesh Shtetin eshte me e
    demshme,sepse i shkatrron te gjith,prandaj edhe jan me te pasur se sa Lindoret.Erion Veliaj, Ahmetaj,
    Beqja,Gjinkuri….kan vjedhur miliona Euro,por me Bajret e Shkodres,ka qene lidhur Ditmir Bushati,
    nga te paktet qe nuk akuzohet per vjedhje.Konkluzioni.Drejtesia e Shtetit shqiptare eshte inegzistente,
    dhe opozita e ka te pamundur per ti paditur te gjith banditet e “rilindjes”.Keshtu qe,eshte perqendruar
    ne nje front,dhe jo ne nje lufte asimetrike,ne ate ku shqiptaret jan me te ndjeshem,kriminalitetin.
    Megjithese Shqiperia eshte vjedhur mbas 1990-tes,me shume se sa te gjith historine e saj,nuk ka pasur
    kurre nje ndjeshmeri te dukshme,nuk ka pasur kurre nje reagim popullore,kur normal duhet te kishte
    plasur lufta civile,sepse eshte vjedhur prona e perbashket,sepse shqiptaret nuk kan me pasuri,sepse
    pasuria dhe Atdheu i perket vetem oligarkeve.Gjate te gjithe historise,bregdeti,nga 50 deri ne 20 metra,
    ka qene prone shtetrore,tani e ka zaptuar kuçedra.Erion Veliaj dhe Edi Rama,duan te prishin Teatrin,
    reagimi qytetare zerro!Ne Turqi per nje Lulishte qe donte ta betononte Erdogan,u ngriten qindar mijera,
    deri sa e ndalen me gjak,13 te vrare per te mbrojtur pronen e perbashket.”Rote Flora” ,nje Teater pa
    rendesi per nje Qytet qe ka shume godina prestigjoze Teatri,u mbrojt me lufte deri sa u kthye perseri
    ne prone publike.

    1. Nuk ngrihen shqiptaret per vjedhje prone sepse kur zbriten nga malet kooperativat e ku e di une nga, zune tokat rreth e qark kryeqytetit prandaj mos tju vij cudi qe pjellin gjithmone politikane hajdute

      1. Fenomeni eshte shume më i hershem,prandaj eshte kthyer pothuaj ne “kulture”.
        Shenjteria e Shkollave,eshte mbi te gjitha objektet e kultit,megjithate ju vodhen
        territoret,por askush nuk u ngrit qe ti mbronte,as edhe vete Shteti!Toka e Teatrit
        qe eshte nga te paktat prona publike ne qender,kerkojn ta ndajn me privatin,dhe
        shume pak protestojn!

  8. Lali Eri eshte grama e fundit e pastrimit te parave te pista qe burojne nga trafiqet e droges, si rrjedhoje edhe pse ai nuk eshte nyja e pare e bashkepunimit direkt me kriminelet, e ben ate fajtor ne kete loje te piset. Njekohesisht Lal Eri po i jep shkaterrimin e fundit Tiranes me planin e kullave qe do zevendesojne stadiumin, teatrot, sheshet, e me shume gjasa ministrite e tjera! Pikerisht per keto dy arsye opozita do duhej ta beshtynte mediatikisht kete mashtrues ordiner qe na e ka nxire jeten ne Tirane me lejfenizmat e tij… Ndaj ne kete rast bie totalisht dakort me Bushatin (ndodh shume rralle), ne heshtjen e çuditshme te opozites per çjerrjen e maskes te nje hermafroditi te shpifur me formim te cunguar si ky Lal mitoman Eri…

  9. Une mendoj se ky shkrim eshte alibia per te mos kandiduar Lali plErin ne zgjedhjet e ardheshme. Kjo medemek te ngreje dyshime se si ka mundesi e gjithe PS eshte nen sulm vetem ky jo. Mos valle po i jep ky fakte opozites do te ishte nje hamendje alla rilindase. Te presim dhe te shohim

  10. bushat sot ke gratis lepirjen e bythes se veliut erionka,madje tre her ne nji dit.bushat re aty ku te qendron gjuha ne byth te rames e erionkes.basha po kurseka veliun,je i rrjedhur se paku tre her ne dit flasin per kullat e erionkes me jastek griselde.

  11. Nje tufe me zambake,nje tufe me Torollake,mbajne fjalime kundra erionit,kaq Torollake jeni sa duke e sulmuar atij I shtohen votat,ju prap ngeleni Torollak,populli nuk shikon me syte e Torollakve te pd por me syte e veta,pastaj voton,ju do shkruani I bleu votat,dhe ne fund po Torollak do ngeleni.

  12. Bushati kujton se arma politike e diversionit, është vetëm një dhunti e “zgjuarsisë” së tij.
    Bën si bën Bushati, edhe kur shfaqet si kritiku më i ashpër i Ramës apo Veliajt, do të këpusë ndonjë kunj kundër opozitës duke nxjerrë tani një tjetër histori.
    Sipas tij opozita nën ndikimin e “Monikës”, paskej vendosur që të “votojë për Lali Erin” ???????
    Bëj durim o Andi !
    Në qendër të vëmendjes së opozitës tani është demaskimi i qeverisë qendrore e ca kryebashkiake plotësisht të demaskuar si puna e Gjushit që janë të lidhur me bandat lokale të krimit të organizuar. Bateritë më të fuqishme të opozitës janë drejtuar aktualisht tek Rama, historia e tij me dy ministrat e mbrendshëm të diskretituar e të larguar e kryesorja me kapjen e plotë prej tij të prokurorisë së përgjithëshme e asaj të krimeve të rënda.
    Kur ti zhveshë plotësisht me fakte në publik këta, atëhere do ti rikthehet mirë edhe Lali Erit.
    Jo më kot lideri i opozitës ka hedhur si objektiv, që zgjedhjet e ardhme lokale të dublohen edhe me zgjedhje të parakohëshme parlamentare.
    Për hir të së vërtetës duhet pranuar se gënjeshtrat e Lali Erit janë më të sofistifikuara ndonëse më të mëdha se të Gjushit, por është shpejtë që opozita të meret me fushatën elektorale për Tiranën e për portretin grotesk të Veliajt, kur ndonjë përplasje e mundëshme mbrenda PS , Xhafaj-Veliaj do ta përgjysmonte këtë mazhorancë së cilës duket se i ka hyrë tashmë zjarri edhe nga mbrenda. E përse të mos vlerësohet kjo taktikë politike e opozitës ?
    Boll ka abuzuar Rama me Patozër e Imamë por edhe me media dyfytyrëshe për të përçarë opozitën.

  13. veliaj do jete kryeministri ardhshem, te gjith ata qe behen kryetare bashkie te tiranes me vone behen kryeministra, vetem basha rrezikon te jete jashte ketij rregulli nqs nuk arrin te fitoje zgjedhjet e ardhshme

  14. Robt ku ti kene, cdo shqiptari qe ja ka me hile vendit te vet. Kaq e thjeshte eshte. Dhe tjetra ne jena ven i marum.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *