• |
ide | kryesore

Raporti për ndërhyrjen në Bularat: RENEA zbatoi ligjin!

Lajme, Të fundit



Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe ankesat në Ministrinë e Brendshme ka nxjerre një raport paraprak për vrasjen e Konstandin Kaçifës në Bularat, ku thuhet se Forcat RENEA zbatuan ligjin.

Ky është konkluzioni paraprak i Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesa në Ministrinë e Brendshme për ngjarjen e së dielës. Në të njëjtën përfundim ka dalë edhe drejtoria e Standarteve Profesionale në Policinë e Shtetit, që thekson se Kaçifa u ekzekutua pas disa thirrjeve për dorëzim nga reparti special RENEA.

Sipas dinamikës së zbardhur për ngjarjen, mësohet se viktima ka hapur zjarr me breshëri automatiku jo vetëm ndaj mjeteve dhe forcave elite të policisë së shtetit edhe ndaj forcave “Shqiponja” të policisë së Gjirokastrës, të cilat erdhën në ndihmë, përpara se të mbërrinte RENEA nga kryeqyteti. Në vendngjarje forcat speciale kanë bërë kontrollin e terrenit për vlerësimin e situatës, si dhe një plan operacional për lokalizimin dhe neutralizimin e 35-vjeçarit. Por megjithëse u lokalizua, Kaçifa për 30 minuta nuk iu bind thirrjeve për dorëzim të negociatorit të RENEA-s duke hapur sërish zjarr ndaj efektivëve të policisë. Pranë depos së ujit në Bularat u gjeten 31 gëzhoja automatike.

Gjithashtu janë analizuar edhe pamjet filmike që RENEA-s kishin regjistruar gjatë aksionit në Bularat. Këto matariale filmike regjistrohen sipas protokollit nga forcat speciale në të tilla ngjarje me rrezik të lartë, dhe në rastin konkret hedhin poshtë çdo pretendim për veprim të njëanshëm në drejtim të Konstandinos Kaçifa.



2 Comments

  1. Akt i paster terrorist, prandaj mos u jepni shume spjegime grekeve pasi ata vet e kane dashur te vdekur per te bere shembull dhe hero nje terrorist

  2. Pike se pari lind pyetja;Akishte informacion mga sherbimi informativ qe ne Bularat gjate festes qe do organizoshe atje do kishte veprimtari terroriste apo kriminale ? Perse u derguan forcat e Reneas qe te ishin te pranishme ne ate fshat ?Apo vetem per te krijuar kete zallamani qe shkoi deri ne vrasjen e nje personi minoritar dhe notat proteste nga qeveria greke .Edhe sikur te ishte nje akt provokativ nga ana e grekeve ajo duhej evituar.Nuk duhej te kishte forca te shumta policore dhe sidomos ato te Reneas se pjesemarrja e tyre mundet te jete marre si akt provokativ nga ana tyre..Ndo njeri mund te thote se kishte flamuj greke te ngritur ne fshat.Po shqiptaret po ingrene ne mes te Bostonit ,Detroidit ,Nju -Jorkut ,Florides etj dhe Amerikanet nuk protestojne apo te ndermarrin akte te tilla .Me gjithe ate kur ne vendin tone u lejuan varret e ushatreve greke te vrare qe ne luften -Italo-Greke-ai vend vetem provogacione to prodhoje .Nuk kini pare asgje akoma .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *