• |
ide | kryesore

Salianji flet me erma: Dako i ka shpërblyer këta kriminelë me pasuri dhe pushtet

Lajme, Të fundit



Sipas Partisë Demokratike, Edi Rama dhe Vangjush Dako janë pengje të krimit, por i vetmi ndryshim mes tyre është se për kryebashkiakun e Durrësit dolën përgjime që provojnë lidhjet e tij me të fortët.

Nga selia blu, Ervin Salianji akuzoi Dakon se ka favorizuar bandat dhe përmend emra konkretë.

“Vangjush Dako u betua se nuk u ka bërë bandave asnjë favor, por Partia Demokratike provoi se Avdyljat kishin plazh privat në Durrës. Vangjush Dako, përveç përpëlitjeve qesharake, nuk tha cili është roli i tij në zgjerimin e biznesit të Avdylajve.

A e ka takuar Gjushi Cinen, një nga anëtar e bandës, për t’i siguruar ndërtimin e Avdylajve në det?

Vangjush Dako duhet të thotë mbi çfarë kriteresh Peposhët e Durrësit, që terrorizuan zonën e Shkozetit gjatë zgjedhjeve, kanë marrë parkimin tek sheshi i Stacionit të Trenit. Vangjush Dako duhet të thotë mbi çfarë kriteresh emëroi administrator në Sukth, Bert Hoxhën person me precedentë të rëndë kriminale bashkë me vëllain e tij Gëzim Dankshi/Hoxha i cili u shpall në kërkim, pasi sulmoi me armë përfaqësuesit e PD në fushatën e Dakos 3 vjet më parë.

Po persona të tjerë të lidhur me bandat e Durrësit apo të dënuar vetë për krime, që kanë mbledhur vota për Edi Ramën në zgjedhje, si:

Rud Taullai me linjat e transportit urban ka përfituar privilegjet e pushtetit të Vangjush Dakos dhe Edi Ramës? Kep Arapi me ndërtime në mijëra metra katrorë tek Gjiri i Lalzit ?

Ron Shqopa, Drejtor i rëndësishëm në Durrës?

Mbi çfarë kriteresh i kanë përfituar ata privilegjet e pushtetit të Vangjush Dakos dhe Edi Ramës?” – u shpreh Salianji.

Deputeti demokrat e mbylli deklaratën duke përsëritur dhe një herë kërkesën për arrestimin e Vangjush Dakos.



6 Comments

  1. Po Adrian Cela ne OSHEE…?
    Cdo tender 30% . Oshee Durres mbushur me militant rilindas pa profesion qe paguhen pa vajtur ne pune.
    Drejtor Tori Mehmeti imoral dhe me DISAprecedente penale.I fundit para 5muaj.
    Cela e mbane per interesa monetare…Ka edhe shume te tjera per “Belulin”…

  2. Dakos e Co, i eshte mbledhur cikiriku, por kujt po ia themi? Deri sa ne pushtet te jete krye ziu i te keqijave te ketij populli, lakuriqi, nudisti, imorali, hajduti, drogmeni, e i cmenduri psikopat Rama, mos prisni drejtesi,,,,,Pushteti i sovjeteve,,,,,,

  3. Gjëja më e papranueshme në ato që pat thënë Vangjushi pak ditë më parë në Opinion ishte se ai foli me gjuhën e një vakabondi e horri të paskrupullt. Ai përdori fjalë banale siç mund t’i ketë përdor edhe mbrojtësi i tij dhe i Rroshit, siç foli edhe djali vakabond i Rrahjas në Krujë nga arresti në lidhje me zgjedhjet, kur na kujtoi se zgjedhjet i fitojnë bandat dhe horrat, prandaj le ta provojë Basha. Të njëjtën gjë, me të njëjtë gjuhë tha edhe Dako me zë e figurë te TvKlan. Kuptohet çfarë sojsëzi është ai dhe ata me të cilët bashkëpunon.

  4. Po trafikanti i droges Musta qe na del ne foto me ciftin sali luli ne zyrat e PD,di gje ky sali anji se ky trafikanti eshte arrestuar nga policia e saliut dhe e liroi gjykata e saliut,tani financues i fuqishem i lulit dhe mulit,dhe ju skiftera flisni tani

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *