• |
ide | kryesore

Tensioni nga ngjarja në Dropull, alarm për bombë në ambasadën shqiptare në Athinë

Lajme, Të fundit



Vazhdon të ketë tensione në Athinë pas ngjarjes në fshatin Bularat, ku forcat RENEA qëlluan për vdekje ekstremistin Kostandinos Kaçifas. Sot është dhënë alarmi për vendosje bombe në ambasadën tonë në Greqi. Një telefonues anonim ka thënë në ambasadë:“u kemi vënë bombë”. Pas kësaj janë marrë masat duke larguar nga godina stafin e ambasadës. Policia greke kreu të gjitha kontrollet përkatëse dhe në fund rezultoi se alarmi ishte i rremë. Një natë më parë në Athinë u dogj flamuri shqiptar në aktivistë të shoqatave për Vorio Epirin dhe partia naziste Agimi i Artë. Për këtë ngjarje Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë thirri sot ambasadoren greke në Tiranë, Eleni Kurani.

©LAPSI.al



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *