• |
ide | kryesore

Tregtonin drogë në Tiranë, pranga dy të rinjve me kokainë dhe kanabis

Arkiva



Policia e Shtetit ka goditur dy raste të shpërndarjes së drogës në Tiranë.

Në flagrancë u arrestua 21-vjeçari Armando Dervishi, pasi gjatë një kontrolli në rrugën “Frederik Shiroka”, iu gjetën 101 doza kokainë.

Personi tjetër që u arrestua nga policia është 24-vjeçari Fatjon Shkalla, pasi në banesën e tij në farkë iu gjetën 69 gramë kanabis sativa.

Dy të rinjtë do të përballen me veprën penale “Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *