• |
ide | kryesore

Vendimi/ Kaçifas nuk varroset derisa të mbyllet hetimi

Lajme, Të fundit



Prokuroria e Krimeve të Rënda ka vendosur që trupi i ekstremistit grek Konstandinos Kaçifas të mos varroset deri në përfundim të autopsisë së trupit të tij nga një grup ekspertësh të ngritur nga Isntituti i Mjekësisë Ligjore.

Vendimi është marrë me qëllim që të plotësohet kërkesa dhe të hiqen dyshimet e familjes për mënyrën e vrasjes së tij nga forcat RENEA në Bularat të Gjirokastrës ditën e diel.

Prokuroria e mori vendimin pasi familja Kaçifa kërkoi ta bëntë ekspertizën me një mjek grek.

Avokati grek i familjes Kaçifa në një deklaratë që dha dje para mediave tha se ai dhe ekperti grek ishin lejuar vetëm 5 minuta për ta parë kufomën. Ata kishin vërejtur se plagët e plumbave ishin qepur dhe kufoma ishte larë, duke ngritur kështu dyshimet se autoritete shqiptare po i mbulonin provat e vrasjes së minoritarit.



2 Comments

  1. Parlamenti shqipetar duhet te shpall me ligj organizatat greke Agimin e Arte, MAVI, Vorio Epiros si terroriste dhe çdo antar i saj te ndiqet dhe neutralizohet kudo ndodhet. Nese nuk e ben dicka te tille me urgjence, atehere kupola e ketyre ogranizatave jane ne qeverine Shqipetare

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *